Julian Asange vendos të garojë për senator

Julian Asange
Themeluesi i WikiLeaks-it Julian Asange planifikon të garojë për senator në Australi zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm pavarësisht se është me arrest shtëpie në Angli për shkak se akuzohet për krim seksual në Suedi.
40-vjeçari po lufton kundër ekstradimit për në Suedi. Kemi zbuluar se për Julian Asange është e mundur që të garojë për Senator edhe pse nën arrest. Julian ka vendosur të garojë, thuhet në një lajmërim të Tuiter.
Asange ka kritikuar kryeministren Julia Gillard sepse ajo nuk e ka mbështetur në rrezikun që i kanoset atij për një ekstradim të mundshëm për në SHBA për shkak të materialeve të publikuara. Edhe pse Asange nuk shkeli asnjë ligj Australian për një gjë të tillë, Gillard e quajti veprimi jashtëzakonisht të papërgjegjshëm. /F.S/