Formula 1 Fetel fitoi cmimin e madh te Bahreinit

Kampioni i botës, Sebastian Fetel, fitoi Çmimin e Madh të Bahreinit në Formula 1, madje shumë më lehtë sesa mendohej.
Piloti gjerman i Red Bullit kryesoi nga fillimi deri në fund, ndërsa Fernando Alonso i Ferrarit pati probleme dhe doli vetëm në vendin e 8-të.
Shumë mirë u paraqitën dy makinat Lotus, që plotësuan podiumin e fitores me pilotët Raikonen dhe Gros Zhan.
Pas garës në Bahrein, Fetel kryeson renditjen e botërorit me 77 pikë, ndjekur nga Raikonen me 67, ndërsa në klasifikimin e skuadrave, në vend të parë është Red Bull.