E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Jo gjykimeve kolektive, ato i bënte vetëm Enver Hoxha

Kryeministri garantoi se i del zot qindpërqind me Kushtetutë dhe me ligj të gjitha vendimeve, duke hedhur menjanë pretendimet se do të ketë gjykime kolektive. “Po të thoni ju tani gjykim kolektiv, ato i bënte vetëm Enver Hoxha, nuk ka gjykime kolektive, nuk ka dhe nuk do të ketë gjykim kolektiv. Në diktaturë po merrej familja, merrej fisi i madhi, i vogli, i riu, i vjetri, të gjithë në internim”, tha Berisha. “Ligji është i standardeve më të mira, është i mesit të artë. Nuk ka asgjë kolektive, më vjen keq nuk ka asnjë moment në gjykim kolektiv, gjithçka është individuale, askujt nuk i mohohehet dhe nuk mund t`i mohohehet e drejta e procesit gjyqësor, secili prej tyre ka pasur të drejtë dhe do të ketë të drejtë që t`i drejtohet Gjykatës. Pse mi deformoni këtu në këtë mënyrë ju, unë nuk besoj se u shërben kjo. Më thoni se e bëni përpara zgjedhe. As një person nuk cënohet, të jemi të qartë, përcakton ca kritere etike, morale, të domosdoshme. Atëherë sipas teje mbi krimin le të flemë, mbi gjëmën le të dansojmë, kështu nuk bën, nuk mund ta pranoi njeri. Merre ligjin shikoje, lexoje, më thoni kush është ligji, çfarë i paskemi ndryshuar. Është absolutisht ligji i 1995 dhe do ta zbatojmë, ja këtu do të jemi, dhe ky është hapi i parë zotëri. Do caktojmë direktivat, duhet të na vijë nga vetja. Por mirëkuptimi yt duhet të ishte ç’bërja që iu bë procesit. Kush përfshihet këtu, ti je nga ata që ke akuzuar njerëz, do ta japim ty atë dosjen, që nesër. Po të plotësojë një kërkesë që nuk e kam quajtur kurrë ilegjitime, jo zotëri”, garantoi kreu i qeverisë Sali Berisha gjatë fjalës së tij në kuvend.  Qeveria e mëparshme socialistë zhbëri procesin e lustracionit “Ardhja e opozitës në pushtet në vitin 1997, zhvillimin e parë që realizuan ishte njohja e pafajësisë për xhelatët si Ramiz Alia dhe Aranit Çela që cilët kanë shërbyer në instancat më të larta të byrosë politike komuniste, kanë firmosur pushkatime, internime, dërgimin e njerëzve në kampe përqendrimi”, vijoi më tej Berisha. “Si mund të bëhej kjo, ndaj një njeriu që ka urdhëruar pushkatime, ka dhënë vendimet për trajtimet më çnjërëzore ndaj njerëzve, dërgimin e njerëzve në kampe përqendrimi. Sipas konkluzionit të socialistëve, Aranit Çela duhet të ishte i pafajshëm. Jo zotëri, ti je i pafalshëm. Pse je i pafajshëm? Sepse komunizmi është i pafalshëm, sepse shteti të hiqte të drejtën. Gjithashtu iu dha pafajësia dhe dëmshpërblimi Ramiz Alisë. Cili ishte Ramiz Alia? A nuk ishte Ramiz Alia ai që ka firmosur me dokumente zyrtarë nëpër arkiva ekzekutimin barbar të 27 intelektualëve të Tiranës? A nuk dha dorëheqjen ish-ministri i Drejtësisë së asaj kohe se refuzoi të firmoste ekzekutimin? Ai nuk pranoi që 27 intelektualët të ekzekutoheshin. Ndërsa Enver Hoxha kishte marrë vendimin në Moskë. I dhanë pafajësinë dhe dëmshpërblimin Razmi Alisë. A nuk ishte ky sekretar i Komitetit Qendror të partisë kur i vunë minat monumenteve, kishën së Shën Pjetrit në Vaun e Dejës, më të vjetrës së Ballkanit dhe në Evropë”, tha Berisha. Kryeministri vijoi më tej duke shtuar se Ramiz Alia ishte dëshmitar i masakrës së Tivarit, ku u ekzekutuan nga barbarët serbë 14 mijë shqiptarë, djem të rinj, bijë nënash. “A nuk ishte ky zotëri anëtar i byrosë politike kur 14 mijë djem shqiptar të mbledhur nga të katër anët e trojeve të vendit që u sollën nga Morini, Kukësi, Puka, Shkodra. E keni dëgjuar të flasë qoftë edhe një fjalë të vetme këtë xhelat, për shpirtrat e tyre. Çfarë ishin ata derra, viça, ata ishin djem nenash, por që u mblodhën dhe u ekzekutuan në mënyrën më makabër, për arsyen e vetme se partia Komuniste Jugosllave kshte vendosur të shfaroste 400 mijë shqiptarë, se nuk u vranë shumë gjatë luftës se ata ishin vrarë shumë. Ka thënë ndonjë fjalë ai dhe kobra e zezë për këtë shqiptarë, se kaluan të gjithë në territorin e Shqipërisë si territori më i sigurtë, për ti cuar drejt vdekjes. Kujt mund ti ndodhë kjo? Cili komb do të pranonte të flinte mbi krime të tjera”, u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë iu drejtua deputetëve të opozitës duke theksuar se e çbënë lustracionin dhe u dhanë pafajësinë xhelatëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›