Hapja e dosjeve, për të ndalur ringjalljen e farës së keqe të diktaturës

Socialistët zhbënë procesin e dënimit të krimeve të komunizmit dhe rehabilitimit të viktimave të tij. Me ardhjen në pushtet, në mënyrë staliniste, me anë të kallashnikovëve, në vitin ’97, socialistët u dhanë pafajësinë, xhelatëve më të ashpër të regjimit, Ramiz Alisë dhe Aranit Çelës, të cilët, pavarësisht se firmosën për ekzekutime, internime e dhunë çnjerëzore, përfituan dëmshpërblim për makabritetet e tyre. Për të ndalur një ringjallje të farës së keqe, ligji i lustracionit s’duhet penguar as nga politika, as nga presidenti i republikës e as nga Gjykata Kushtetuese
TIRANE – Ka vazhduar edhe pas mesnatës diskutimi në Parlament i projektligjit për hapjen e dosjeve. Në debatet e deputetëve të mazhorancës, pasi opozita braktisi seancën, ndjehej vendosmëria dhe gatishmëria për t’i shkuar deir në fund procesit të miratimit të këtioj projektligji, i rëndësishëm, jo vetëm si përmbushje e detyrimeve përballë ndërkombëtarëve, por edhe si përmbsuhje e detyrimeve ndaj dhejtëra mijrëva etë eprsektutuarve për mbi 45 vjetë në Shqipëri.
Kryeministri Sali Berisha duke i bërë thirrje opozitës që të votojë projektligjin “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë”, e cilësoi atë si një një projekt thellësisht demokratik dhe me frymë konstruktive.
“Opozita të bëhet pjesë e miratimit të projektligjit, i cili është thellësisht demokratik dhe karakterizohet nga fryma konstruktive ndaj saj”, tha kryeministri.
Kreu i qeverisë evidentoi se ligji është i standardeve më të mira dhe se “kryetari i socialistëve Edi Rama nuk mund të jetë i interesuar të miratohet një ligj i tillë, pasi ai është pasardhës i një ish-anëtari të Byrosë Politike, që ka përndjekur dhe dënuar me dhjetra intelektualë”.
Ligji ndëshkon të gjithë pjesëmarrësit e proceseve politike
Gjatë mbrojes së projektligjit në Parlament, Kryeministri Sali Berisha u shpreh me miratimin e tij, Shqipëria largohet përfundimisht nga trashëgiminia totalitare e regjimit komunist.
Kreu i qeverisë informoi për deputetët se një ligj i tillë i përafërt është miratuar nga Polonia në vitin 1999, kur ishte President Aleksandër Kvasnjevski. Ky ligj, i quajtur ligji i kujtesës kombëtare, është dhe ligji më themelor. Ai i penalizon të gjithë polakët që kanë marrë pjesë ose kanë organizuar procese politike për bindjen, besimin etj.
Duke folur për ligjin polak, Berisha nënvizoi se “ky ligj i ‘kujtesës kombëtare’ ka krijuar institucione të veçanta të pendesës, akuzës, gjykimit. Ky ligj, rast pas rasti ndëshkon të gjithë pjesëmarrësit e proceseve politike, qofshin ato edhe të shërbimeve inteligjente. Ai jo vetëm përjashton nga administrata në sektorin publik, por vendos në bankën e akuzës të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këto procese.
Kryeministri tha ndër të tjera se “procesi i lustracionit në vendet e Lindjes ka pasur qëllimin madhor, hedhjen poshtë të legjimitetit të barbarisë komuniste”.
“Një ligj një platformë që në të gjitha vendet ish komuniste u adaptua si një akt ligjor për t’u ndarë në mënyrë të qytetëruar nga trashgimnia totalitare e komunizmit, një ligj i tillë që është në variante të barabarta më njëri-tjetrin, është miratuar nga Polonia dhe jo në periudhën e Kazinskit por në periudhën e Social-demokratëve të Aleksandër Kvasjevski”, theksoi kryeministri Berisha .
Sipas Berishës ligji polak i miratuar në vitin 1999 nga presidenti Kvasjevski, i respektuar në arenën politike polake dhe evropiane, është ligji më themelor. “Ky ligj jo vetëm që nxjerr nga sektori publik, por ky ligj rast pas rasti ndëshkon të gjithë pjesëmarrësit e proceseve politike.
Kreu i qeverisë evidentoi se ligje të tjera janë miratuar nga republikat balltike, nga republika të tjera ish komuniste. “Një ligj të tillë e ka miratuar Çekia, Bullgaria, Hungaria, Rumania, dhe për hir të së vërtetës një ligj të tillë ka miratuar edhe Serbia në vitin 2003, pas vrasjes së kryeministrit Gjingjiç. Në tërësi që të gjitha vendet ish komuniste kanë ndërmarrë procesin lustracionit, me qëllim më madhor për të hedhur poshtë legjitimitetin e barbarisë komuniste. Ky ka qenë qëllimi bazë”, nënvizoi kryeministri Berisha
L.Q