E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, burg pa afat për vrasësin e administratorin

Shtetasi Oltion Toro, 36-vjeç, u arrestua nga policia një ditë pas krimit, të premten e shkuar ku vrau me armë shtetasin Nasi Mema, 65-vjeç, ndërsa la të plagosur gruan e tij, Angjelina Mema.

Konflikti kishte nisur prej kohësh për shkak të mos pagesës së detyrimeve të pallatit ndaj administratorit. Ngjarja ndodhi në lagjen “Apolonia”, ku 36-vjeçari qëlloi me breshëri plumbash kallashnikovi mbi çiftin. Autori ka pranuar se ka qëlluar çiftin Mema. /Start/

                                                                                             2012-07-31 16:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›