E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohen nga detyra drejtuesit e policisë së Pukës

Një masë e tillë është marrë ndaj Kryekomisar Ridvan Bushati, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Pukë,   Komisar Qetsor Gurra, me detyrë Shef i Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë, Nënkomisar Kol Zaja, me detyrë Specialist i Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në  Komisariatin e Policisë Pukë si dhe kryeinspektor Lulzim Latifi, me detyrë Nënspecialist i Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në  Komisariatin e Policisë Pukë.

Masa e pezullimit paraprak nga detyra ndaj këtyre punonjësve të policisë është bazuar në Rregulloren e Disiplinës së Policisë së Shtetit, për shkak se ndaj tyre ka filluar procedimi penal nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe janë duke u kryer veprimet hetimore në lidhje me veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.Pezullimi paraprak i tyre zgjat deri në përfundim të ecurisë disiplinore. /Start/
 
 

                                                                                             2012-07-31 16:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›