Burg për babain që vrau foshnjën

Gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë, Biba nuk dha asnjë shpjegim para trupit gjykues, teksa avokati mbrojtës, tha se klienti i tij ka çrregullime mendore.
Prokuroria nga ana tjetër, tha se ka prova të forta që 29-vjeçari është autor i ngjarjes. Ky shtetas do të mbahet në burg deri në përfundim të hetimeve. Për prokurorinë, tashmë nuk ka dilema se burri vuan nga depresioni, i deklaruar fuqishëm edhe nga familjarët, teksa kurohej prej disa kohësh në Spitalin e Neurologjisë në Tiranë.
Hetuesve e kanë marrë në pyetje 29-vjeçarin, i cili ka shfaqur pendesë për aktin e rëndë, por ka shtuar se e ka ndërmarrë një veprim të tillë në grindje e sipër. “Kam pesë muaj që kurohem për depresion dhe gjatë kësaj kohe kam pasur konflikte me bashkëshorten. Familjarët tanë na kanë larguar nga njëri-tjetri, pasi kemi pasur sherre të vazhdueshme”, mësohet të ketë thënë Hyseni.
Prokuroria e akuzon këtë shtetas për “vrasje në rrethana cilësuese”, ku sipas Kodit Penal, neni 79/a, mund të dënohet deri në 20 vite burg. Ngjarja tronditëse ndodhi tre net më parë në maternitetin “Kiço Glozheni” në kryeqytet, ku 29-vjeçari kishte shkuar për të vizituar bashkëshorten pas lindjes së saj para tri ditësh. Në momente e sipër, ai e ka hedhur foshnjën nga kati i katërt, duke i shkaktuar vdekjen brenda disa minutash. /Start/
2012-08-01 13:47