E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, tentuan të përdhunonin dy motra, pranga kushërinjve

LIBRAZHD- Vihen në pranga nga policia e Librazhdit dy të rinj, të cilët tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj dy motrave, me të cilat kanë lidhje farefisnore, njëra prej të cilave vetëm 17-vjece.

Ngjarja është shënuar ditën e sotme në fshatin Fanjë të Komunës Qukës në Librazhd. Sipas policisë 16-vjecari A. Blloshmi dhe 24-vjecari Bukurosh Blloshmi kanë mundur të futen në banesën ku qëndronin dy vajzat me iniciale L.B 17-vjece dhe K.B 20-vjece dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksusale me dhunë me to. Ata janë pikasur nga personat e tjerë që ndodheshin në banesë dhe më pas janë arrestuar.

Sipas policisë dy autorët, të cilët janë kushërinj me njëri-tjetrin kanë qënë të maskuar dhe mbanin me vete armë të ftohta.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›