E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taraboshi ne flake digjen dhjetera hektar. Nderhyn ushtria

Vatra e zjarrit të fuqishëm që ra dje në malin e Taraboshit në hyrje të Shkodrës vazhdon të jetë aktive edhe sot. Edhe pse kërcënimi dhe madhësia e zjarrit nuk është e njëjtë me atë të orëve të se shtunes, sërish në Shirokë dhe Tarabosh, vazhdon të digjen sasi  te konsiderueshme terreni pyjor.

Flaket rrezikuan një numër banesash dhe biznesesh private por dhe  antenat e telefonisë celulare dhe televizioneve qendrore dhe lokale. Ndërhyrja e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse gjatë mbrëmjes së djeshme ka qenë e paefektshme për shkak të terrenit malor dhe shpejtësisë së përhapjes së flakëve.Te ndihmuara dhe nga era ato rrezikuan dhe 23 punonjësit që mirëmbanin antenat e telefonisë dhe të të televizioneve në këtë zone.

Për normalizimin e situatës krahas reparteve zjarrfikëse si dhe forcave të policisë u desh dhe angazhimi i ushtrisë të cilët priten të bëjnë dhe ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve. Sakaq mesnatën e djeshme policia bëri të mundur dhe arrestimin e Hil Gjonit, 58 vjeçarit nga Shkodra i cili dyshohet si autor i zjarrvënies në Malin e Taraboshit. Sipas uniformave blu, 58 vjeçari ka pastruar territorin nga disa shkurre e ferra nëpërmjet zjarrit i cili më pas është përhapur në pyllin e pishave duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqen pyjore të malit të Taraboshit.

Zjarret po kthehen në një problem serioz për gjithë Qarkun e Shkodrës, ku  vetëm gjatë dy javëve të fundit janë regjistruar të paktën 8 të tilla në sipërfaqet pyjore, ndërsa specialistët e shërbimit pyjor dyshojnë se të gjitha këto zjarre janë vënë qëllimisht.

Bruna Gjoka

Azhornuar së fundi ( e hënë , 22 gusht 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›