E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosje me pistoletë në qendër të Elbasanit

ELBASAN – Një i ri është plagosur me armë zjarri në orët e vona të mbrëmje në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur para një fast food-i në zonën e monumentit të Kristoforidhit.

I plagosuri, Bledar Musai, është transportuar menjëherë në spital, me një plagë në kofshë të shkaktuar nga plumbi i një pistolete.

Policia ka arritur të zbulojë identitetin e autorit të krimit dhe është vënë menjëherë në kërkim të tij. Për motive sigurie policia nuk ka bërë ende të ditur identitetin e autorit.
Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri për motive banale.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›