E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Shale KQZ Rinumerimi te behet ne Tirane

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi sot pasdite numërimin e votave të komunës Shalë të Shkodrës. Në këto moment mësohet se në KQZ vijon numërimi i votave në një kohë që paraditen e sotme ky institucion mori  vendimin për ti numëruar vetë këto fletë votimi.

Ky  vendim u mor pas bllokimit të procesit  në KZAZ - në e kësaj komune për shkak të largimit të sekretarit. Vendimi që u mor 4 me 2, hasi  në kundërshtimin e anëtarëve të opozitës në KQZ të cilët e konsideruan të panevojshëm këtë vendim. Pavarësisht kësaj, shumica e anëtarëve të KQZ-së, vendosi ta përmbyllë vetë procesin.

Ndërkaq, kryetari Arben Ristani akuzoi deputetët socialistë për bllokimin e zgjedhjeve në këtë njësi. Menjëherë pasi është marrë vendimi, kutitë për qendrat ku u rivotua në Shalë, janë transportuar me helikopter nga komuna drejt kryeqytetit. Gjatë gjithë kohës ato kanë qenë nën mbikqyrjen e forcave të policisë dhe përfaqësuesve partiakë të zonës.

Azhornuar së fundi ( e hënë , 22 gusht 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›