E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, dhurata ne Shtepine e te Moshuarve

Eshte festuar 1 Tetori, Dita nderkombetare e pleqerise edhe ne shtepine e te moshuarve ne Fier. Mes dhuratave qe u jane bere banoreve te kesaj shtepie, nuk kane munguar edhe disa kerkesa qe sipas drejtoreshes se ketij institucioni Vasilika Mengjesi, jane shume emergjente. Ne fjalen e saj drejtoresha Mengjesi, ka falenderuar donatoret qe bene te mundur dhenien e disa dhuratave modeste per ta, por qe per kete institucion vlejne shume. Ne fjalen e saj, drejtoresha e institucionit te shtepise se pleqerise ne Fier ka kerkuar ne menyre imediate rritjen e kuotes se ushqimit per te moshuarit, pasi me rritjen e cmimeve ne treg, ajo nuk mjafton. Sot kjo kuote eshte ne shifren e 230 lekeve te reja per person. Kerkese tjeter e saj ka qene edhe lidhja me rruge te dyte te energjise elektrike per te bere te mundur pasjen e saj per 24 ore pa nderprerje. Gjithashtu, nje kerkese tjeter e drejtoreshes Mengjesi ka qene edhe sjellja e krevateve te rinj per moshen e trete, pasi ata jane tejet te amortizuar. "Ne ju sigurojme se do te gjeni jo vetem te stafi i institucionit por te e gjithe shoqeria, mbeshtetje, respekt dhe dashuri. Shtepia e madhe e perbashket do te jete vatra ku ju do te gjeni ngrohtesine familjare, duke harruar fatkeqesite qe ju kane ndjekur", eshte shprehur drejtoresha. ProCredit bank dhuroi nje lavatrice rrobash, Bashkia e Fierit mundesoi rikonstruksionin e lavanderise, Banka Boterore dhuroi pajisje per dhomat e te moshuarve, Fondacioni Media Conia ka dhuruar pajisje infermierie, ndersa te tille shembull kane ndjekur edhe biznesmene dhe institucione private.

Xh.Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›