Luli, 70-vjecarja qe njeh dashurine
Ndersa te moshuarit behen gati te hipin ne autobusin e prenotuar per t'i cuar ata ne ambientet e Shtepise Qendrore te Ushtrise, dy gra nuk shkeputen dot nga ambientet e Shtepise se te Moshuarve. Me nje delikatese vajzerore, ato buzeqeshin lehte dhe nxitojne te marrin ato gjera qe kane mbetur nga kokteji i organizuar me rastin e dites se te Moshuarve. Hedhin syte per here te fundit mos kane harruar gje dhe vetem pas kesaj nxitojne drejt autobusit. Luljeta Karakolli dhe shoqja e saj e dhomes zene vendet e para. Ato rehatohen dhe zene te pertypin disa produkte qerasjesh qe kane marre ne banesen e tyre.
Luljeta
Ne mars ka mbushur 70 vjec. Kur e pyesim se pse ka perfunduar ne Shtepine e te Moshuarve, merr fryme thelle dhe veshtrimin e hedh tutje, tek ato kujtime te largeta qe ia kane sterrosur jeten. Nuk ka pare asnje dite te bardhe, deri ne momentin kur ajo u vendos ne Shtepine e te Moshuarve. Rrudhat e thella te Luljeta Karakollit nuk jane vetem deshmi e faktit se ajo ka disa dekada qe e pi rregullisht duhanin, por edhe e vuajtjes se saj, ne lufte per mbijetese. Jeta e saj nuk ka qene perpjekje per luks a kushte te mira, por vetem per te ngrene nje cope buke. Sigurisht edhe per te pire cigare, gje qe Luljeta e quan "shokun me te ngushte qe pas vdekjes se vajzes". E moshuara 70-vjecare nis te tregoje historine e saj, me shpresen qe tani nuk do te kaloje me vuajtje. "Kur isha ne moshe te re, kisha nje vajze, me te cilen deri ne moshen 6-vjecare gjithcka shkonte mire. Nje dite ajo u rrezua, demtoi koken dhe shtyllen kurrizore, gje qe coi ne paralizimin e saj te plote", tregon Luljeta. Per rreth 10 vjet ajo u kujdes per vajzen e saj, ndersa edhe i duhej te punonte. Nuk i vjen aspak keq qe ka vuajtur me vajzen e saj te paralizuar, por trishtohet per faktin se ajo nderroi jete. "Kur ishte 16 vjec, zemra e vajzes sime pushoi se rrahuri. Ajo, dhe te gjitha ditet e tjera kane qene me te zymtat, me te tmerrshmet e jetes sime", psheretin e moshuara. Nuk kishte me asnje motiv qe ta kalonte dhimbjen. Jetonte vetem duke marre fryme, dhe asgje tjeter. Pikerisht ne ate periudhe te veshtire, shoku me i ngushte i Luljetes u be duhani. "Me ndihmoi te kaloja sadopak dhimbjen, por sot e kuptoj se me ka demtuar shume gjate viteve. Pothuaj gjithnje, parate i kam shpenzuar per ilace dhe cigare", tregon ajo. Megjithate, Luljeta vazhdon te luftoje, duke u perpjekur qe te hedh pas kraheve te kaluaren e saj. Pas ndryshimeve qe i jane bere Shtepise se te Moshuarve ajo e ndjen e veten te rilindur. "Ketu jemi shume mire, tregon ajo, kushtet jane shume te mira, madje me te mira edhe se ne shtepine tende". Nderkohe qe dita e djeshme i ka dhene akoma dhe me teper kenaqesi. "Duhet te kujtohen me shpesh per ne, pasi ne kete moshe ne kemi nevoje per njerez dhe ngrohtesi", vazhdon e moshuara.
Shtepia
Shtepine e saj, Luljeta e ka humbur ne vitin 1997 ne firmat piramidale, me shpresen qe parate e saj do te shumefishoheshin dhe si rezultat mireqenia do t'i rritej. Megjithate, ndodhi i kunderta, Firmat i moren asaj te vetmen pasuri qe kishte, shtepine. Si pasoje, per vite e dekada te tera, shtepia e Luljetes kane qene bodrumet e Tiranes. "Streha e vetme qe kisha mundesi te siguroja, ka qene ndonje bodrum, plot lageshtire. Nuk kisha ku te shkoja, pasi nuk kisha familje. Dy kusherira qe kam, nuk kam dashur t'u bie ne qafe, sepse edhe ato nuk jane ne gjendje te mire", thote 70-vjecarja. Dhe nuk eshte penduar aspak per zgjidhjen qe ka bere, duke jetuar ne Shtepine e te Moshuarve. Ajo jeton ne kushte qe tani mund t'i quaje pa asnje lloj ngurrimi "luksoze". Ne dhomen e Luljetes gjithcka eshte e paster. S'ka pasur asnjehere nje krevat si ai qe ka aktualisht, e aq me shume nje kondicioner apo nje televizor. Luljeta nuk eshte e aq lumtur prej kushteve, sa eshte per faktin se Shtepia e te Moshuarve i eshte kthyer ne nje familje te vertete, mjaft te dashur. Ajo ka nje shoqe te mrekullueshme dhome, Dallendyshen, dhe stafi eshte mjaft i edukuar dhe i dashur. "Me duket sikur kam rilindur. Nuk e kisha menduar kurre qe pas vuajtjeve qe kam kaluar, do te vinte nje dite kur une te jetoja ne te tille menyre", shprehet e mallengjyer Luli. Asgje me shume sesa dashuria nuk ia ngrohin shpirtin. As parate, as ushqimi i bollshem, as kushtet luksoze. "Me behet zemra mal kur shoh se me vene re dhe me buzeqeshin. Besoj se sekreti i nje jete te lumtur eshte dashuria dhe me pas vijne gjerat e tjera", vijon 70-vjecarja. Dhe kur kete e thote nje njeri qe nuk e ka provuar prej shume e shume kohesh dashurine dhe perkujdesjen, kjo shprehje merr trajten e nje te vertete te provuar dhe te pakundershtueshme. Luljeta nuk mund te harroje te falenderoje drejtorin e Shtepise se te Moshuarve per miresine e tij te pafundme dhe po ashtu edhe punonjesit e personelit, te cilet jane me shume se nje familje per te, nje familje qe ajo nuk e pati kurre...
L. Ndoka