E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton “paketën e re fiskale”

Në paketën e re parashihen ndryshime në ligjin “për taksat kombëtare”, si dhe disa ndryshime në ligjin "Për sistemin e taksave vendore", si dhe disa ndryshime në ligjin "Për akcizat".

Paketa fiskale e miratuar në seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni synon bërjen 0% të tarifës së lëndëve të para të industrisë së konfeksioneve të këpucëve dhe të produkteve të gatshme të veshjeve, bazuar në propozimet dhe shqetësimet e ngritura nga grupet e interesit që operojnë në fushën e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve nga përfaqësuesit e sektorit të shitjeve me pakicë të veshjeve të gatshme.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës dekretoi sot dhe një tjetër ligj të rëndësishëm "Për transplantimin e indeve, të qelizave dhe të organeve në Republikën e Shqipërisë", i cili synon të stimulojë teknikat e trapianteve, si dhe ratifikimin e disa marrëveshjeve si ajo ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Qeverisë së Serbisë për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar dhe protokollit të saj të zbatimit, "ratifikimin e protokollit që ndryshon aneksin e sigurisë të marrëveshjes ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut Verior, për bashkëpunimin për informacionin atomik", etj./Start/

                                                                                             2011-07-29 16:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›