E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, dy vetëvrasje brenda ditës

Mikail Josifi, 36 vjeç nga Frashëri, prej pesë vitesh vuante nga depresioni. Kurse maturantja Elona Alliaj, 18 vjeçe, nga fshati Levan, e ka marrë vendimin e vetëvrasjes pas një konflikti me shoqërinë.

Burimet zyrtare të repartit të reanimacionit në spitalin rajonal të Fierit pohojnë se Mikail Josifi ka gjetur vdekjen në spital të hënën, ne orën 14:30.

36-vjeçari, lindur dhe banues në fshatin Frashër, komuna Zharrëz, është çuar në spital nga familjarët. Ndonëse ai u transportua menjëherë në repartin e reanimacionit, mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

“Ndërhyrja ka rezultuar e kotë, pasi sasia e lëndës toksike që Mikail Josifi kishte përdorur ishte e lartë. Një pjesë e madhe e organeve të aparatit tretës të 36-vjeçarit kanë pësuar dëmtime të pakthyeshme, çka e bëri të pamundur përmirësimin e tij,”- ka thënë mjeku në shërbim gjatë së hënës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›