E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster aksident i rende rrugor

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë u ka marrë jetën dy personave dhe ka plagosur rëndë pesë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së dielë. Sipas burimeve policore, dy automjete janë përplasur ballë për ballë në afërsi të Lazaratit. Përplasja ka qenë e fuqishme e për pasojë dy persona kanë gjetur vdekjen e menjëherëshme, ndërsa pesë të tjerët janë shoqëruar për në spital.

Viktimat janë identifikuar si Rigers Pjetrushi dhe Ilirjan Xhemali. Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve qëçuan në aksidentin e rëndë. Paraprakisht mendohet se shpejtësia e lartë dhe përgjumja e njërit prej drejtuesve të mjeteve që u përfshinë në aksident, janë shkaku i tragjedisë.

Aksidente rrugore
Aksident në Fier-Ballsh, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur
E shtunë e përgjakshme në rrugë
Aksidenti pranë Korçës, humb jetën kalimtari

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›