E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, ekzekutohet me pistoletë një 35- vjeçar

FIER- Një person rreth 35 vjeç është qëlluar për vdekje në qytetin e Fierit.

Nga të dhënat e para mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi, Dhimitër Gjika nga Saranda, banues ne Fier.

Sipas deshmitareve, ne momentin e ekzekutimi, 35- vjeçari ka qene duke ecur ne trotuar i vetem.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 29 Nëntori të qytetit të Fierit. Raportohet se viktima është qëlluar me katër plumba pistolete.

Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur autorin apo shkaqet që kanë çuar në këtë krim. Policia është në vendngjarje, ku ka nisur hetimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›