E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, falimentojnë 60 biznese të vogla

Falimentojnë rreth 60 subjekte të biznesit të vogël në qytetin e Fierit brenda tremujorit të dytë të këtij viti. Lajmi konfirmohet nga drejtuesja e zyrës së tatim-taksave në bashki, Olimbi Prifti, e cila thotë se bizneset më të prekura nga kriza kanë qenë ato që ushtrojnë aktivitet në zonat periferike të qytetit të Fierit. Shkak i falimentimit është rënia ekonomike dhe një pjesë e vogël e tyre është larguar drejt metropolit shqiptar. Ndërkohë, në qytetin e Fierit janë rreth 114 subjekte të tjera, të paregjistruar pranë degës së tatim-taksave në Fier. Për këto biznese po vijojnë kontrollet dhe do të merren masa që variojnë që nga gjobat deri edhe çuarja për ndjekje penale.

"Kemi të paregjistruar 114 subjekte, me të cilat është punuar në mënyrë të vazhdueshme. Nëse nuk regjistrohen, ndëshkimi ndaj tyre do të jetë ekstrem", ka pohuar përgjegjësja Prifti.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›