E Diel, 1 Nëntor 2026

Frika, legalizimet mund të bllokohen pas zgjedhjeve

Frika se procesi i legalizimit të objekteve dhe shtesave pa leje do të përfundojë, pas zgjedhjeve të qershorit ka shtuar radhët e aplikuesëve, në zyrat e ALUIZN-IT të qarkut të Fierit. Drejtuesi e zyrës së ALUIZN-it për qarkun e Fierit, Edmond Numani është shprehur se ngutja e mjaft banorëve për të përfituar në këtë situatë premtimesh zgjedhore është psikologjike.

Numani ka siguruar të gjithë qytetarët, se procesi i legalizimeve do të vijoj edhe pas datës 28 qershor. "Prej disa ditësh pranë ALUIZN-it të Fierit janë parë me dhjetëra qytetarë, të cilët nxitojnë për të legalizuar objektet. Kjo ka ardhur si pasojë e momentit të zgjedhjeve. Aplikuesit mendojnë se ky proces do të përfundoj me kryerjen e zgjedhjeve, por unë dua të deklaroj se ky proces është i pandalshëm", ka pohuar Numani. Deri tani kanë marrë leje ndërtimi mbi 300 qytetarë në qytetet e Fierit, Lushnjës dhe Patos, ndërkohë që konfirmohet se brenda pak ditësh do të shpërndahen lejet dhe për Divjakën dhe Ballshin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›