Kriza mbërrin te biznesi, ndërsa qeveria "lan" duart
Marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit dhe Organizatës Botërore të Tregtisë po përdoren nga qeveria si justifikime për të mos ndihmuar biznesin vendas. Prej kohësh biznesi i tekstileve që ka të punësuar mbi 100 mijë veta kërkon nga qeveria lehtësi fiskale për të përballuar efektet e krizës, por deri tani nuk është marrë në konsideratë asnjë masë. Përveç premtimit për ulje të tatimit mbi korporatat dhe rimbursim më të shpejtë të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, të cilat mbeten angazhime dhe asgjë konkrete, ministritë e linjës nuk kanë bërë asnjë hap para. Dy ditë më parë, gjatë takimit mes bizneseve dhe ministrive të Ekonomisë e Financave, u mësua arsyeja se pse qeveria nuk i pranon kërkesat për rishikim taksash. Eno Bozdo, zv/ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, u tha hapur bizneseve të tekstilit se, qeveria nuk mund t‘i ndihmojë, për aq kohë sa janë në fuqi marrëveshjet me MSA-në dhe OBT-në, të cilat i përmbahen konkurrencës së lirë dhe pa ndërhyrje nga shteti. E vërteta është se këto marrëveshje nuk e lejojnë ndihmën shtetërore për produktet e origjinës, janë kundër diskriminimit për çdo mall që eksportohet dhe importohet, por nuk thonë të ndalosh ato biznese që lëndën e parë e blejnë jashtë, për ta përpunuar dhe më pas, për ta eksportuar. Me këtë justifikim, qeveria tregon "duart" si e "larë" me biznesin, që në fakt nuk është tjetër vetëm shenjë e mungesës së aftësisë për të stimuluar sektorin që ndikon mjaftueshëm në ekonomi. Vende të ndryshme të rajonit po i japin një dorë ndihmë biznesit të tyre dhe askush nuk i ka ndaluar. Rastet janë të shumta, si në Turqi, Mal të Zi, Serbi apo në Maqedoni, vende të cila po konkurrojnë fort Shqipërinë, si pasojë e politikave subvencionuese.
Justifikimi
"Me legjislacionin që kemi ne sot në fuqi dhe ai i Bashkimit Evropian, sa i takon ndihmës shtetërore nuk lejon mbështetje të drejtpërdrejtë për produktet industriale, ku hyjnë dhe fasonët. Nuk mund të subvencionojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë kostot e operacioneve të biznesit. Janë absolutisht të ndaluara", tha Eno Bozdo, zv/ministri i Ekonomisë. Deklarata i jep fund shpresës së biznesit fason, prodhuesit të veshjeve, që të merrnin nga qeveria pak ndihmë në sferën fiskale. Kërkesa e tyre ishte për periudha provizore, deri nga dalja e krizës, duke qenë se impakti në familjet në nevojë është i madh. Disa nga propozimet lidheshin me përjashtimin nga tatimi, ulje të kontributeve dhe heqje të taksës 6 muaj deri në 1 vit për punonjësit e rinj, për periudhën deri nga dalja e krizës. Në vendet e rajonit, ndodh e kundërta, ku shumë qeveri kanë mbështetur bizneset e tyre me politika që nuk cenojnë marrëveshjet e MSA-së dhe OBT-së. Turqia e ka përjashtuar pesë vjet pagesën e taksës së kontributit për punonjësit e rinj, Maqedonia e ka 6 muaj deri në 1 vit, Serbia dhe Mali i Zi me nga 2 vjet, kurse në Shqipëri qeveria nuk pranon të marrë asnjë masë lehtësuese.
Ndihma
Tjetër shmangie e qeverisë ndaj marrjes në konsideratë të kërkesave të biznesit lidhet me ndihmën shtetërore vetëm për kërkim-zhvillim dhe trajnim. "E vetmja ndihmë e lejuar është akordimi i fondeve për kërkim-zhvillim dhe për trajnim, ndaj të cilave e kemi rritur 10 herë fondin. Asnjë ndihmë e drejtpërdrejtë nuk mund të bëhet nëse prek kostot operacionale. Nuk është e lejuar", tha Bozdo. Për vitin 2008, qeveria dha për zhvillimin profesional të punonjësve (trajnimi) 200 milionë lekë, nga të cilat u shpenzuan 98 milionë. Askush nuk e di dhe nuk tregon se ku kanë vajtur këto fonde dhe cilët sektorë kanë përfituar. Fasonët e rrëzojnë poshtë mundësinë e përfitimit të fondeve nga skema e qendrave profesionale.