E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu e Volfart: Të mbyllet sa më parë reforma zgjedhore

Share

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe ai i OSBE-së, Eugen Volfart, kanë kërkuar mbylljen sa më parë të reformës zgjedhore.

Kodi aktual është bazë e mirë, por ka disa boshllëqe, të cilat duhen realizuar. Duhen respektuar afatet kohore që gjërat të mos lihen për në momentin e fundit. Respektimi i afateve do të bëjë të mundur që të mos i lihen përgjegjësitë palës tjetër dhe të sabotohen zgjedhjet e 2013-ës, tha Arvizu, duke theksuar se është e rëndësishme që palët të bëjnë kompromis në mënyrë që kodi zgjedhor të jetë afatgjatë.

Volfart nga ana tjetër tha se duhet të adresohen gjithë propozimet e bëra nga OSBE/ODIHR për të mundësuar një reformë zgjedhore të standardeve më të mira.

Reforma zgjedhore është një proces kompleks. Është bërë progres, por ka ende punë për t`u bërë.  Reforma zgjedhore duhet të mbyllet brenda afatit. Duhet rezultat cilësor dhe besim mes palëve politike. Palët duhet të adresojnë të gjitha rekomandimet e OSBE-së. Reforma zgjedhore është një proces që i përket klasës politike shqiptare, pohoi Volfarth.

Deklara e tyre u bë në tryezën me temë “Teknologjitë e reja në zgjedhje dhe administrimi i tyre, ky ishte e pranishme edhe Jozefina Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›