E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa: Koalicionin më të madh do e kërkojmë me qytetarët

Share

Deputeti Gazmend Oketa ka folur për gazetën Shqip në lidhje me faktin nëse partia e re e tyre do bashkëpunojë në një koalicion me Aleancën Kuq e Zi. Është ende herët për të folur për koalicione apo bashkëpunime me partitë e tjera. Për momentin ne jemi përqendruar në organizimin e forcës sonë politike, hartimin e shtyllave kryesore të statutit dhe një programi, i cili do të pasqyrojë në mënyrë të përmbledhur objektivat tanë kryesorë. Besoj se edhe forcat politike që ju përmendni apo dhe të tjera, do të kenë nevojë të njihen dhe ato me këto dokumente për të gjykuar lidhur me bashkëpunimet dy apo më shumë paleshe, tha Oketa.

Koalicionin më të madh ne do ta kërkojmë ta kemi me qytetarët shqiptarë, me të rinjtë e të rejat e arsimuar, me të gjitha ato shtresa të shoqërisë, të cilat ndihen të papërfaqësuara apo të  përfaqësuara në mënyrë jo dinjitoze, me pronarët e të përndjekurit politikë, me mësuesit e mjekët, me të gjithë ata që duan të luftojnë realisht korrupsionin. Ky do të synohet të jetë dhe koalicioni, i cili do ti japë një imazh tjetër politikës shqiptare, imazhin e merituar të një politike që mund të hapë më shpejt dhe me më dinjitet dyert e Europës për Shqipërinë, vijoi më tej Oketa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›