E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me këtë qeverisje humbim në 2013

Share

Nikoll Lesi, zv.ministri impulsiv i Kulturës, shfaqet në këtë intervistë në një datë jubile për atë vetë dhe për shtypin e shkruar në përgjithësi. 15 vjet më parë, në mars 1997, gazeta Koha Jonë që ai kishte themeluar, më e madhja në vend, u dogj në mesnatë, në orët e shtetrrethimit. Duke evokuar atë ngjarje tashmë të largët, Lesi hedh vështrimin gjithashtu edhe tek zhvillimet aktuale, duke u shprehur se qeveria ka nevojë për lëvizje urgjente. Për Nikoll Lesin, Berisha dhe Rama janë në një garë që do të ndryshojë skenën politike për shumë vite.

Tani që u bëtë me kater zv/ministra, si ecen puna në ministri?

Shkelqyer! Nuk dimë ku kemi zyrat, pasi, ndonëse ishim shumë punonjës e pak zyra, tani, pasi erdhi dhe i katërti zv/ministër, njerëzit janë nëpër korridore dhe përditë dëgjohet një çekic nga mëngjesi deri pasdite, që tregon se po modifikohet sërish ndonjë zyrë. E kam thënë diku pak me shaka se jemi më shumë zv/ministra sesa punonjës! Por duke kaluar nga humori në seriozitet mendoj, pa asnjë shenje xhelozie, për askënd, këtu apo kudo që të jetë, se nuk ka nevojë për kaq shumë zv/ministra. E kuptoj se marreveshjet politike apo koalicionet, nganjëherë të imponojnë mbingarkesën, por jo deri në këtë pikë. Aq sa me humor, përditë, një mik më thotë ku je zv/ministri i shtatë i Aldo Bumçit?! Dhe ky mik është deputet dhe anëtar i Kryesisë së PD.

Ju mund të pyesni përse rri në qeveri e nuk iki, përderisa imazhi për një zv/ministër ka përfunduar kështu? Pyetje e drejtë, ndonëse kam gjithashtu të drejtë të insistoj përditë, nga pozicioni ku ndodhem, për një qeverisje tjetër, më të shkathët, me fytyra të reja, të një formati krejt tjetër. E kam thënë i pari ndër të parët këtë gjë, tash dy vite e kusur. Tani kanë filluar disa zëra, veçmas, nga deputetët e PD, të flasin për ndryshime ministrash etj. Nuk është keq, porse nuk mjafton kjo gjë. Ka nevojë për ndryshime drastike në qeveri, pa asnjë hezitim e frikë. Ndryshe zgjedhjet e vitit të ardhshëm nuk mund të fitohen.

A keni kerkuar mbledhjen e kryetarëve të partive të Koalicionit në lidhje me këtë?

Po. Dhe akoma nuk ka takim të këtij formati, ndonëse kur i takon disa kryetarë partish në koalicion, çfarë nuk thonë për disa ministra. Kur iu them flisni dhe publikisht në media, pasi kjo sjell përmirësimin e qeverisjes, struken dhe mendojnë për karrigen e tyre.

A po e rrezikoni karrigen tuaj, me këto që thoni?

Po ju jap të njëjten përgjigje, si mediave të tjera; të vijnë e ta marrin kur të duan se nuk më mban karrikja e zv/ministrit mua, për të folur kur mendoj se duhet folur. Bile tani ka ardhur koha, në mos ka kaluar paksa, për të bërtitur me të madhe. Kam kërkuar një takim me Kryeministrin Berisha për disa probleme në koalicion, pasi nuk është etike që unë ti drejtohem atij me letra të hapura, lidhur me arsyet e ndryshimeve urgjente në qeveri. Po pres.

Do të prisni gjatë apo do ikni nga Qeveria?

Edhe pritja ka një kufi!

Le të kalojmë në një temë jashtë detyrës që mbani. Si e perceptoni, në rolin e një analisti të vjetër të medias, të ardhmen e afërt të Berishës dhe Ramës?

Sipas meje, zoti Berisha luan me një plan më të mirëpërcaktuar se sa Rama, ndonëse edhe kryesocialisti ka filluar muajt e fundit të mendojë për qeverisjen e nesërme. Porse ka shumë mundime për të shkuar tek karrigia e Kryeministrit! I pari, pra zoti Berisha, për arsyet që i dimë të gjithë, ka më tepër eksperiencë politike. Si i thonë, ka rënë edhe në fund të pusit, porse ka manovruar për tu rikthyer në lojë. Dhe ia ka arritur. Në një farë mënyre ka provuar gjithcka, edhe mjaltin, edhe kripën! Ndërsa zoti Rama ka qenë praktikisht përherë në pushtet, qëkur ka ardhur në angazhimin e tij në politikë. Tani u bënë pothuaj nëntë muaj që është mirëfilli në opozitë. Dikush mund të thotë se është në opozitë që në vitin 2009, por nuk është aspak kështu, pasi ishte kryeministër i Tiranës deri vjet. Tani që është në opozitë të plotë, duhet të shikojmë sesi sillet, si menaxhon forcat brenda së majtës apo dhe jashtë saj, për të gjetur mundësinë e ardhjes në pushtet Veç mos harrojmë një të vërtetë banale, por të hidhur: në opozitë nuk ke as lekë për naftën e makinës!

Nga lëvizjet e zotit Berisha, duket se ai po luan të gjitha kartat që të marrë një mandat të tretë kryeministror, pasi Presidentin e  Republikës mendoj se do ta leshojë në kompromisin e një bashkëpunimi me opozitën. Dhe mirë bën. Mbingarkesa me shumë pushtet rrëzon këdo, sado i fortë të duket. Fitorja e zgjedhjeve të vitit 2013 e çon përsëri Berishën kryeministër dhe shikimin, mendoj, e ka drejt vitit 2017, për një mandat presidencial, në një Shqipëri që mund të ketë formën e një Konfederate me Kosovën. Pra, nuk duhet marrë fort me shaka ajo çka ai ka thënë duke qeshur, se më keni këtu deri vitin 2022. Flas në këtë mënyrë, pasi parashoh se gjatë mandatit të ardhshëm, nëse do të fitojë më 2013, Berisha do të qeverisë me një super-koalicion dhe më pak kompetenca për të tijët e PD-së.

Paralelisht, ndonëse sulmohen hapur, në prapaskenë Berishës i intereson loja që bën Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut dhe lëvizja pro bashkimit kombëtar e Albin Kurtit në Kosovë. Të dyja rrëketë e mëdha do derdhen në lumin e dëshirës patriotike të Berishës, për një bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Natyrisht edhe me një konsensus jo vetëm popullor, por edhe ndërkombëtar. Koncensonet për këtë bashkim nuk mund ti di, sepse nuk jam në kokën e Berishës apo ndërkombetarëve, por jam i bindur në një gjë: se tek shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë dhe Malit të Zi, në opinionin e tyre, i vetmi autoritet përbashkues dhe drejtues, edhe për një dekadë tjetër mbetet Sali Berisha. Kjo i shton atij pikë tek ndërkombetarët, ndonëse duke menduar finalen, pra mberritjen tek Presidenti i parë i një kombi të përbashkuar, ai mund të rrezikojë të rrëshqasë që tani, nëse nuk ndryshon qeverinë, ose më saktë qeverisjen. Si i thonë fjalës, shikon larg, por harron greminën që ke para këmbëve !

Për të qënë realist, pëlqyeshmërinë, në rangun kombëtar Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Mal i Zi, duke folur për shqiptarët, e ka më shumë zoti Berisha.

Nuk është çudi që nëse ndodh kjo që parathem , pra bashkimi Shqipëri-Kosovë, edhe Kushtetutën do ta ndryshojnë duke sjellë një President që zgjidhet direkt nga populli. Dhe për fatin e keq të Ramës, në këtë rast fituesi ka vetëm një emër: Berisha!

Ndërsa për zotin Rama, për aq sa e njoh, dhe mendoj se e njoh mirë, pasi kemi qenë në një llogore, dikur kundër Berishës, mund të pohoj se edhe ai ka ndryshuar. Ka rrotull vetes më shumë të rinj dhe disa të pasur. Natyrisht që duhen dhe paratë për një parti në opozitë, porse nuk është gjithçka paraja. Rama po luan në një terren që nuk e ka ëndërruar as vetë dikur. Ai se ka menduar kurrë veten kaq majtas dhe i duhet të mbledhë sa më shumë konsensus. Ka ende kohë, ndonëse i duhet të nxitojë këto muaj. Në mendjen e Ramës, si në atë të çdo lideri në botën demokratike, është marrja e pushtetit për të realizuar programin e tij po

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›