INSTAT kundër Bodes: Rritja është 9.9 për qind
Nga Genc Kondi
Pas këmbënguljes së Kryeministrit Sali Berisha, prononcohen statistikat. INSTAT pohon se të dhënat për rritjen ekonomike janë objekt i revizionimit të vazhdueshëm
TIRANE-Ka vijuar edhe ditën e djeshme debati për saktësinë e shifrës së ofruar nga organe të ndryshme zyrtare lidhur me nivelin e rritjes ekonomike. Pas këmbënguljes së Kryeministrit Berisha se ritmet janë 9.9 për qind, dje drejtues të INSTAT-it, në një konferencë për shtyp, kanë deklaruar se ata nuk lëvizin nga shifra që kanë ofruar për opinionin.
"INSTAT-i e ka ndjekur me vëmendje debatin e djeshëm në lidhje me shifrat e rritjes ekonomike në Komitetin e Planifikimit të Strategjive. Duke ndierë detyrimin për informimin sa më transparent të publikut shqiptar në lidhje me treguesit që ai boton, INSTAT konfirmon që rritja ekonomike me bazë tremujore deri në muajin shtator të këtij viti, duke përfshirë katër tremujorë (i katërti 2007 plus 3 tremujorët e parë 2008), është 9.9% dhe deri tani nuk disponon asnjë të dhënë tjetër mbi këtë tregues. Kjo shifër është konfirmuar dhe nga eksperti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka punuar në INSTAT dhe është dërguar në formën e një raporti zyrtar. "Sigurisht që kjo nuk është shifër përfundimtare, pasi të dhënat për rritjen ekonomike janë objekt i revizionimit të vazhdueshëm në kohë", - u tha në konferencën për shtyp.
Ky pohim përmban në vetvete disa momente të rëndësishme. Ndryshe nga sa ndodh kur llogaritet normalisht shifra e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto, INSTAT-i thotë hapur se niveli 9.9% është përftuar nga bashkimi i shifrës së një tremujori të vitit 2007 me tre tremujorë të tjerë të vitit pasardhës. Zakonisht, shifra e një viti llogaritet nga ritmi mesatar i ecurisë së ekonomisë nga janari në dhjetor të një viti të caktuar. Kjo ofrohet si një "metodologji e re moderne", por më tepër duket si një ngjyrosje politike e një shifre të rritjes nominale, që Kryeministrit i ka pëlqyer shumë ta përdorë, sidomos në periudhën e një viti elektoral. Nga ana tjetër, INSTAT-i nuk mund të mos theksojë se kjo shifër nuk është përfundimtare. Instituti thotë se këto janë të dhënat që ai disponon aktualisht, por që mund të ndryshojnë.
FMN
Kryeministri Berisha ka deklaruar se ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar të atashuar për Asistencë dhe Ndihmë të Institutit Shqiptar të Statistikave, kanë sjellë të certifikuar të gjitha të dhënat e botuara nga ky Institut për rritjen dyshifrore ekonomike të Shqipërisë. Kryeministri tha në një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së, se kjo rritje dyshifrore është rezultat direkt i reformave të thella fiskale dhe ekonomike të ndërmarra nga qeveria dhe i luftës së suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa garantoi se kjo rritje do të jetë edhe më e lartë në vijim.
Lidhur me rolin e këtij eksperti të Fondit, ministri i Financave, Ridvan Bode, ka përçmuar më parë, në një nga mbledhjet e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, rolin e tij në llogaritjen e PBB-së. "FMN-ja ka një ekspert të vendosur tek INSTAT-i. Eksperti i tyre veproi në mënyrë të pavarur dhe e llogariti rritjen 6%. Sepse, rritja ekonomike është caktuar në mënyrë arbitrare e nuk ka interes shumë të madh. Dhe, ne pranojmë aq sa thonë ata", - tha Bode. Në relacionin shoqërues të Buxhetit 2009, Ministria e Financave paraqiti, siç pritej, dy nivele të rritjes ekonomike. E para është rritja nominale dhe e dyta, rritja reale. Nga 10%, shifra reale raportohej 6%. Në fakt, të gjithë ekspertët thonë se asnjëherë nuk mund të merret për bazë, qoftë edhe në afat të shkurtër, rritja nominale. Shifra reale del vetëm në bazë të "filtrimit" me anë të çmimeve dhe koniunkturës në treg.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)