E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kamioncina përplas për vdekje një 55 vjecare

Nje grua nga fshati Kosmac, Bushat eshte perplasur rruges per ne banesen e saj nga nje automjet tip benz kamioncine. Policia tha se viktimes i eshte gjetur dhe nje pistolete te cilen ajo e mbante pa leje. Ne pranga drejtuesi i benzit 

SHKODER-Aksident i rëndë me pasojë vdekjen ne superstraden Shkoder-Lezhe ne vendin e quajtur Kryebushat. 55 vjecarja Fatbardha Mustafa nga fshati Kosmac, komuna Bushat eshte perplasur gjate mbrëmjes së djeshme, rruges per ne banesen e saj nga nje automjet tip benz kamioncine qe drejtohej nga shtetasi Edmir Bilali 30 vjec nga Shkodra. Gruaja është derguar në spitalin e qytetit nga kalimtare te rastit, por ka nderruar jete rruges per ne spital si shkak te hemoragjise. Policia sqaron se viktimes i eshte gjetur dhe nje pistolete te cilen ajo e mbante pa leje. Sipas burimeve gruaja zoteronte armen e zjarrit per vetembrojtje si pasoje e nje konfikti me nje bashkefshatar e saj. 55 vjecarja eshte viktima e pare per kete fillimvit ne qarkun e Shkodres. Per kete aksident policia ka bere dhe ndalim e drejtuesit Edmir Bilalit. Po vazhdojne hetimet per zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit që i mori jetën 55 vjecares.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›