E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vetëvriten dy persona, shkak gjëndja e rëndë ekonomike

Dy persona janë vetëvrarë në qytetin e Durrësit nga kushtet e vështira ekonomike.Selami Rexhepi, 45 vjeç, është ndarë nga jeta pas konsumimit të një sasie lëndë helmuese të llojit fostoksinë. Viktima vuante prej kohësh nga depresioni dhe ka ndërmarrë aktin tragjik, ndërsa ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak. Ngjarja e dytë e rëndë ka ndodhur në Lagjen 14 të qytetit, në Shkozet, ku eshte vetëvrarë një tjetër person. 32-vjeçari Xhevahir Vata. Ai ishte vetëvarur me litar në pjesën e pasme të shtëpisë, ku jetonte me qira së bashku me nënën dhe motrën. Nga hetimet rezultoi se viktima ishte i papunë, në kushte të rënda ekonomike dhe disa herë ishte shprehur se do të vriste veten nga varfëria

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›