Fier fuoristrada perplas motorrin vdesin drejtuesi dhe dy kalimtaret

Dy adoleshent dhe një femijë humbën jetën mbrëmjen e së hënës pas një përplasjeje me makinë. Aksidenti tragjik ndodhi afër mesnatës në dalje të qytetit të Fierit, në aksin nacional Fier- Vlorë. Policia bëri të ditur se autor i aksidentit është Argent Abilaj, i cili drejtonte makinën tip fuoristradë me targa AA 810 CI kurse viktimat janë Gëzim Shkreli, 17 vjeç, Fatjon Kola, 14 vjec, Florian Malaj, 8 vjeç, banorë të zonës ku ndodhi ngjarja. Njëri nga viktimat po udhëtonte me motorrçikletë kur u përplas nga makina e cila drejtohej nga 26 vjeçari Argent Abilaj nga Fieri i cili ka marrë plagë të lehta nga aksidenti. Më pas Abilaj ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar me vdekje edhe dy personat e tjerë të cilët sipas policisë ishin kalimtarë të rastit. Aktualisht Abilaj ndodhet i arrestuar për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe po merret në pyetje për rrethanat e aksidentit. Policia lokale njoftoi se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normën me të cilën i riu po i jepte makinës i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Viktimat
Gëzim Shkreli 17 vjeç
Fatjon Kola 14 vjeç
Florian Malaj 8 vjeç
Autori
Argent Abilaj 26 vjeç
Viktimat
Gëzim Shkreli 17 vjeç
Fatjon Kola 14 vjeç
Florian Malaj 8 vjeç
Autori
Argent Abilaj 26 vjeç