Fier, gati shpërndarja e kartave të identitetit
11/01/2009 Brenda muajve të parë të vitit
Njësitë vendore të Qarkut të Fier kanë gati tashmë kushtet për fillimin e procesit të pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit. Prefekti i këtij qarku, Shahin Bejdaj, nisur nga informacionet e Ministrisë së Brendshme, ka konfirmuar se brenda muajit janar të këtij viti nis procesi edhe në Qarkun e Fierit. Të gjitha njësitë e gjendjes civile kanë marrë informacionin e duhur për bazën materiale, shoqëruar me koston financiare për të përmbushur këtë detyrë. “Pajisjen e shtetasve me karta identitetit dhe pasaporta biometrike qeveria e ka konsideruar nj nga prioritetet e saj për vitin 2008-2009, sepse është një punë që ka filluar qysh në vitin 2008, - ka thënë Bejdaj. - Ne do të punojmë për përfundimin e këtij procesi brenda muajve të parë të vitit 2009. Brenda muajt janar në të gjitha qarqet e vendit dhe komunat do të fillojë pajisja e shtetasve me karta identiteti dhe pasaportë biometrike. Janë marrë të gjitha masat që në të gjitha njësitë e pushtetit vendor të Fierit të pajisen me aparaturën e nevojshme dhe bazën materiale, së bashku me personelin për pajisjen e shtetasve me karta identiteti, - ka thënë Bejdaj. - Brenda afateve të përcaktuara në muajin janar fillon ky proces. Procesi i pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit konsiderohet i rëndësishëm jo vetëm në aspektin e zhvillimit të zgjedhjeve, por edhe për një regjistrim të saktë të popullsisë. Procesi do të vazhdojë edhe më pas, duke pajisur me karta identiteti të gjithë të rinjtë që mbushin moshën për të votuar. Të gjithë shtetasit që do t’i shmangen pajisjes me karta identiteti do të sanksionohen sipas ligjit”, - tha prefekti Bejdaj.
Aurora Damini