“E vrava nënën për nderin e babait”
11/01/2009 Përbuzja dhe trajtimi ordiner i babait të tij nga e ëma, shkaku kryesor i vrasjes
Viktor Prendi pranon autorësinë e krimit dhe nuk ndihet i penduar
Ekzekutimi i 58-vjeçares Dile Prendi ka ndodhur për arsye nderi. Këtë version e ka deklaruar djali i saj, Viktor Prendi, para grupit hetimor të prokurorisë së Tiranës. Sipas dëshmisë së 38-vjeçarit, nëna e tij, Dile Prendi, gjatë gjithë jetës e përbuzte bashkëshortin e saj. Madje, si për të mos mjaftuar kjo periudhë, ajo vazhdonte t’i gëzohej akoma më shumë vdekjes së bashkëshortit, i cili ishte ndarë nga jeta 1 javë më parë. Autori i krimit është shprehur se përbuzja që nëna e tij kishte ndaj babait dhe trajtimi ordiner që ajo i bënte të ndjerit ka qenë shkaku kryesor i këtij krimi. Duke qenë se babai ishte një njeri me integritet dhe tepër i respektuar në zonën e Pukës, Viktor Prendi nuk ka duruar uljen e figurës së tij nga sjellja e pamoralshme e viktimës Dile Prendi. Kjo e ka detyruar 38-vjeçarin me origjinë nga Puka që të shtjerë me vetëdije të plotë 5 herë me kallashnikov mbi nënën e tij. Pas ekzekutimit ai ka tentuar të vetëvritet, por për arsye të mungesës së plumbave plani i tij ka dështuar. I ndodhur në këto kushte, 38-vjeçari, që për një periudhë punonte si truprojë në lokalet e Tiranës, është munduar të largohet nga vendi i ngjarjes. Pas disa minutash ai është prangosur nga forcat e komisariatit nr. 6, duke pranuar edhe krimin e kryer.
Dëshmia
Menjëherë pas prangosjes autori i krimit, Viktor Prendi, është marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e vrasjes së nënës. Para grupit hetimor, të ngritur me specialistë të policisë dhe prokurorisë së Tiranës, ai pranon autorësinë e krimit, duke u shprehur se nuk ishte penduar për vrasjes e nënës së tij. Madje, në dëshminë e tij Viktor Prendi shkon edhe më tej, duke deklaruar se, po të kishte më shumë fishekë, të gjithë do t’ia zbrazte në trup nënës së tij Dile Prendi. “Nëna ime, duke shfrytëzuar sëmundjen e rëndë dhe dashamirësinë e babait, e ka poshtëruar figurën e tij në sy të shokëve dhe të të afërmeve të familjes. Ajo nuk i çonte as dru për t’u ngrohur në ditët e ftohta të dimrit, nuk i jepte lekë për të blerë një paketë cigare dhe ia fshihte këpucët që ai i ndjeri të mos dilte për të pirë një kafe me një shok, por të rinte i vetëm në shtëpi”, - ka pohuar para grupit hetimor Viktor Prendi. Duke parë shëndetin e rëndur të babait të tij dhe neglizhencën e nënës ndaj burrit të saj, 38-vjeçari shkonte nga Tirana pothuajse çdo ditë në fshatin Prush, ku banonin dy prindërit. Pasi kryente të gjitha punët e shtëpisë, ai u dorëzonte familjarëve edhe një shumë financiare, me të cilat ata blinin ushqime dhe produkte të tjera. Por gjatë ditëve të fillimit të vitit 2009 shëndeti i babait të tij u përkeqësua shumë, duke bërë që ai të ndahej nga jeta pa ngrohtësinë e bashkëshortes së tij, me të cilën kishte kaluar jetën dhe kishte lënë trashëgimtarë. Mbas ceremonisë së varrimit nëna e Viktor Prendit vazhdonte ta përbuzte bashkëshortin e saj, duke arritur deri aty sa vdekja e tij t’i ngjallte gëzim. I ndodhur në këto kushte, 38-vjeçari nuk ka duruar entuziazmin e nënës së tij dhe e ka qëlluar atë për vdekje.
Familja e ardhur nga Puka
Familja Prendi kishte zbritur pak vjet më parë nga qyteti i Pukës dhe ishte strehuar në një banesë në fshatin Prush të Tiranës. Për të siguruar të ardhurat financiare, djali i vetëm i familjes, Viktor Prendi, fillimisht punonte si truprojë në disa lokale nate të kryeqytetit. Nga burimet mësohet se 38-vjaçari Prendi ishte divorcuar me gruan e parë, por kohët e fundit ai ishte martuar përsëri me një vajzë tjetër, emri i së cilës nuk bëhet i ditur nga uniformat blu. Këto të fundit sqarojnë se vrasjen ai e ka kryer në gjendje normale dhe jo të dehur, siç është dyshuar në fillim të hetimit të ngjarjes. Pas lënies së punës si truprojë Viktor Prendi ka filluar punë në një firmë ndërtimi, e cila kryente punime në komunën e Kasharit. Aktualisht organi i akuzës ka ngritur ndaj 38-vjeçarit Prendi akuzën e vrasjes, akuzë të cilën ai nuk e ka kundërshtuar, madje as është penduar për krimin e rëndë që ka bërë. Katër ditë më parë krimi brenda familjes goditi sërish kryeqytetin, kur shtetasja Elizabeta Hasa i dha fund jetës, pasi bashkëshorti i saj, Besnik Hasa, e dhunonte në mënyrë sistematike.