Zgjedhjet, kandidatët e LSI-së nga anëtarësia
11/01/2009 KDK-ja vendos përzgjedhjen e konkurrenteve sipas parimit “një anëtar, një votë”
Meta: Në themel të programit do të jenë bonusi jetik dhe punësimi jetik
Lëvizja Socialiste për Integrim nis zyrtarisht përgatitjet për fushatën elektorale. Ishte mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar e kësaj partie që bëri publik disa nga pikat kryesore këtij procesi. Por risia qëndron në mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, të cilët do të selektohen sipas parimit “një anëtar, një votë”. Kështu, LSI-ja do të jetë forcë e parë politike që zgjedh një mënyrë të tillë për hartimin e listës së kandidatëve për deputetë.
Vendimi
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, e cila ishte në funksion të platformës së organizimit dhe shpalosjes së pikave kryesore të programit elektoral që do të ketë kjo parti për realizimin e objektivit të saj për të dalë forcë e parë politike në zgjedhjet e këtij viti, por njëkohësisht edhe për koalicionin fitues të zgjedhjeve që LSI-ja do të udhëheqë. Në këtë mënyrë, LSI-ja përforcoi dhe një herë qëndrimin e saj për të qenë në një koalicion më vetë në zgjedhjet parlamentare të këtij vit. Sipas vetë kreut të LSI-së, Ilir Meta, deri në mars do të merret mendimi i çdo anëtari për kandidatët për deputetë sipas parimit “një anëtar, një votë”. “Shpallim gjendjen e fushatës elektorale në të gjitha strukturat tona, sepse fushata është në prag. Njëkohësisht, duke nisur që nga kjo mbledhje e deri në mars ne duhet të tërheqim mendimin e çdo anëtari të LSI-së për kandidatët për deputetë sipas zonave, rretheve dhe qarqeve, me procedura transparente sipas parimit ‘një anëtar, një vot뒔, - vlerësoi Meta gjatë fjalës së tij.
Programi
Kreu i LSI-së Ilir Meta u kërkoi anëtarëve të këtij forumi mandatin për të ndërtuar dhe formalizuar koalicionin fitues të zgjedhjeve të ardhshme, në mënyrë që brenda muajit mars të formalizohet gjithçka që ka të bëjë me koalicionin, por edhe me programin, i cili do të jetë i përbashkët. “Thelbi i programit tonë është rritja e mirëqenies për çdo qytetar shqiptar, e cila nis në radhë të parë nga lufta me program konkret kundër varfërisë dhe kundër monopoleve, që janë një nga arsyet themelore të rritjes së kësaj varfërie dhe polarizimit të frikshëm social në vend. Dhe në këtë drejtim, në programin tonë në luftën kundër varfërisë, e cila prek në mënyrë tepër të rëndë dhe stresante gati 1/3 e shqiptarëve sot, pra në themel të këtij programi të luftës kundër varfërisë do të jenë bonusi jetik dhe punësimi jetik”, - nënvizoi Meta. Sipas kryetarit të LSI-së, punësimi jetik është platformë dhe strategji konkrete, e cila synon t’u japë një përgjigje integrale plagëve më të mëdha ekonomike dhe sociale në vend, siç është varfëria e tejskajshme dhe papunësia e lartë. Për të sqaruar më në detaje këtë çështje, Meta bëri publik dy drejtimet kryesore të programit qeverisës të partisë që ai drejton, me anë të të cilit LSI-ja synon të jetë forcë e parë në zgjedhjet parlamentare që po afrojnë. “Praktikisht kjo platformë përfshin një sërë masash, që do të fokusohen në rritjen e ndihmës ekonomike, që do të përfshijë politika qeverisëse dhe instrumente fiskale e do të fokusohet në 2 dimensione: në strategjinë e përkrahjes sociale për shtresat në nevojë, në të cilën do të prezantohet paketa e “bonusit jetik”, si dhe mbi iniciativat fiskale për rritjen e punësimit, të cilat kanë si objektiv përfundimtar reduktimin e varfërisë si dhe rritjen dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm”, - deklaroi Meta lidhur me këtë çështje. Gjithashtu, duke bërë një premtim paraelektoral, Meta vuri në dukje se “duke qenë i bindur se është detyra jonë që të udhëheqim ndryshimin që shqiptarët kërkojnë, duke qenë i bindur se është dhe detyra ime që t’u jap shqiptarëve një program konkret qeverisës, në emrin tuaj dhe të alternativës sonë unë nuk do të merrem me vitin 2008, por do të merrem gjatë këtij viti jo vetëm me vitin 2009, por edhe deri në vitin 2013”.
Kandidatët
Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë partia e parë politike e cila do të aplikojë parimin “një anëtarë-një votë” për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Ndërkohë që ishtë po LSI-ja, partia e parë e cila zgjodhi kryetarin e saj në krijimin si parti politike sipas këtij parimi. Një zgjedhje e tillë u ndoq më pas dhe nga Partia Socialiste, kur zgjodhi si kryetar të saj kreun aktual, Edi Rama.
Koalicioni
Tashmë kampi i majtë pritet të shkojë në zgjedhjet parlamentare me dy koalicione. Kjo u përforcua dhe më shumë dje, kur kreu i LSI-së, Ilir Meta deklaroi gjatë mbledhjes së KDK-së, se brenda muajit mars do të formësohet kolicioni i drejtuar nga kjo parti. Madje, deri në këtë muaj do të jenë mbyllur të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me koalicionin zgjedhor, duke dhënë në këtë mënyrë dhe një panoramë të qartë mbi funksionimin e të majtës.
Programi
Partitë politike përbërëse të koalicionit zgjedhor të drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfaqësohen me një program të përbashkët. Një fakt i tillë u bë dje publik nga kreu i LSI-së, Ilir Meta. Sipas tij, në fushatën elektorale të këtij viti koalicioni zgjedhor që do të drejtohet prej partisë së tij do të ketë një program elektoral, përmes të cilit do të synohet fitorja e koalicionit në zgjedhjet parlamentare të qershorit.