Fier, gjendet i vdekur në një kanal i moshuari

Një i moshuar është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në fshatin Qarr të Fierit.
Burime nga policia bëjnë me dije se 74-vjeçari Kovaç Xhafa është gjetur i pajetë në një kanal pranë shkollës së fshatit Qarr.
Sipas policisë i moshuari ishte larguar nga banesa që në datën 27 gusht 2011 dhe ishte shpallur në kërkim nga policia.
Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes ë të moshuarit.