E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Policia e Fierit ka arrestuar sot dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizata kriminale.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Ilia Beci 46 vjeç dhe Lefter Aliu 56 vjeç të cilët janë dënuar në mungesë nga Gjykata e Milanos, me 12 vjet heqje lirie, për veprat penale të "Trafikimit të qënieve njerëzore, trafikimit të të miturve dhe pjesëmarrje në organizata kriminale".
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të dy të arrestuarve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›