E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, “të indinjuarit”, thirrje qytetarëve: Mblidhuni në Selanik!

SELANIK-Cdo qytetar i zemëruar me politikat e qeverisë greke është i ftuar të shtunën të protestojë në qytetin e Selanikut. Një ftesë drejt çdo qytetari të këtij vendi dërguan “të indinjuarit” e Kullës së Bardhë në Selanik, në prag të çeljes së Ekspozitës së përvitshme Ndërkombëtare të Selanikut.
Protesta janë planifikuar gjatë ditëve të ekspozitës duke përfshirë bllokimin e hyrjes në ambientet e ekspozitës, përqëndrime e marshime masive në sheshet dhe rrugët e Selanikut.

“Në ceremoninë e inagurimit të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Selanikut, më 10 shtator do të njoftohen masa që do të ndryshojnë historinë e Greqisë. Le ta kthejmë këtë ditë në tjetër ditë indinjate. Qyteti ynë ka kapur krahët për të pritur gjithë qytetarët e zemëruar të Greqisë, ndërkohë që autoritetet kanë përqëndruar gjithë forcën policore për të shtypur protestën në qytetin e Selanikut” – thuhet në tekstin e tirrjes.
Sipas parashikimeve, “të indinjuarit” do të kenë një prezencë të madhe në Selanik, pranë ekzpozitës ndërkombëtare që hapet cdo vit në këtë qytet.
Megjithatë numri i protestuesve që do të mbërrijnë nesër në Selanik, ende mbetet i panjohur për autoritetet, të cilat nga ana e tyre kanë aktivizuar mbi 5000 policë për të mbajtur qytetin në një “kordon të sigurt”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›