E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, bllokohen 250 kg kanabis në kufirin me Greqinë

SARANDë- 250 kg lëndë narkotike e llojit “kanabis sativa”, u bllokua mbrëmjen e sotme nga policia kufitare e Sarandës në afërsi të kufirit me Greqinë.
Burime nga Komisariati i Policisë i Sarandës bëjnë të ditur se lënda narkotike e paketuar dhe e bërë gati për 'eksport' u gjet mbi varrezat publike të fshatit çiflik të Konispolit, rreth 2 kilometra larg kufirit Shqipëri-Greqi.

endi ku ishte fshehur droga ishte vetëm 2 km larg shtigjeve të mundshme për kalim klandestin nga Qafë Bota për në shtetin fqinjë. Sasia e madhe e drogës u gjet e paketuar në dhjetë thasë nailoni dhe në brendësi çdo pako e mbështjellë me natriban kishte sasi 1 kg.
Policia nuk ka arritur ende të identifikojë poseduesit e kësaj sasie të madhe lënde narkotike apo ata që do të transportonin atë në anën tjetër të kufirit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›