E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq izolon dhjetera komuna ne Jug dhe Veri te vendit

Reshjet e borës që kanë mbuluar rreth 80% të territorit të vendit kanë detyruar Drejtoritë Arsimore të urdhërojnë shume shkolla të ndërpresin mësimin.
Në veri të vendit aty ku edhe termometri ka shënuar edhe vlerat më të ulëta si në Dibër Bulqizë, Mirditë, Tropojë, Kukës, Pukë, Malësi e Madhe, Mat shkollat janë të gjitha të mbylllura. Por temperaturat disa gradë minus kanë bërë që shkollat të mbyllen edhe në 12 fshatra të Qarkut të Korcçës, 5 të Pogradecit, shkollat e komunës Sevaster në Vlorë. E njëjta problematikë ka mbizotëruar edhe në fshatrat e Lezhës, Librazhdit dhe Elbasanit.

Ndërkaq në Shkodër është mbledhur Shtabi i Emergjencave për situatën nga moti i keq. Ky qark është një tjetër territor që paraqet probleme me qarkullimin rrugor nga bora dhe ngricat. Për të përcaktuar masat dhe detyrat përkatëse shtabi i emergjencave ka zhvilluar një mbledhje urgjente për hapjen e rrugëve të bllokuara.

Edhe në Kukës është mbledhur Shtabi i Emergjencës në prefekturë për të analizuar situatën e krijuar në këtë rajon, pas reshjeve të shumta të dëborës. Drejtues institucionesh, anëtarë të këtij shtabi, kanë raportuar për gjendjen e deritanishme dhe problemet që janë shfaqur në rrugë, shëndetësi furnizim me energji elektrike, ujeë të pijshëm dhe ushqime të banorëve, ndërsa Prefekti i Qarkut Elez Maçi ka bërë një përmbledhje të asaj çfarë aktualisht është në terren. Në qytetin e Kukësit, trashësia e borës kalon 65 cm ndërsa në zonat malore mbi 1.5 m. Sipas policisë dhjetëra komuna janë të izoluara ndërsa të pakalueshme mbeten akset Kukës Shishtavec, Kukës -Peshkopi dhe të gjitha rrugët që lidhin qendrat e komunave me fshatrat. Me vështiresi dhe me përdorim të detyruar të zinxhirëve kalohen rrugët nacionale Kukës-Krumë-Bajram Curri, Kukës-Qafë-Shllak-Qafmali. Autostrada Morinë-Kalimash-rrëshen është e kalueshme me zinxhirë dhe puna për mirëmbajtjen e saj vazhdon me 7 borëpastruese. Qarkullimi në këte aks të rëndësishëm rrugor nuk është ndërprerë.
Ndërkohë në Dibër kryebashkiaku i Peshkopisë u ka bërë thirrje banorëve që të mos lëvizin derisa të bëhet e mundur hapja e akseve kryesore për të siguruar një qarkullim normal, pasi reshjet dhe ngricat kanë bllokuar rrugët dhe komunat e këtij qarku.

Librazhdi është izoluar tërësisht nga dëbora, pasi vetëm aksi Librazhd-Qafë Thanë është i kalueshëm me zinxhirë, të gjitha akset e tjera janë të bllokuara. Në të ftohtin e acartë banorëve u duhet të përballojnë edhe mungesën e energjisë elektrike, ndërsa shkollat kanë pezulluar procesin mesimor në njeë afat të papercaktuar.

Ndërsa reshjet e borës në rajonin e Korçës kanë vështirësuar lëvizjen e mjeteve në të gjitha akset rajonale. Akset nacionale që lidhin Korçën me qytetet e tjera janë të hapura, por janë të detyrueshme zinxhirët. Në disa segmente në aksin Korçë- Kapshticë, Korçë- Pogradec, Pogradec –Qafë-Thanë, Korçë - Ersekë, Ersekë- Leksovik, Korçë- Liqenas, Korçe- Voskopojë të kalushme me zinxhirë. Por problematike prej dy ditësh mbetet Dardha, e cila rezulton e bllokuar. Gjithashtu shumë komuna të tjera në këtë qark janë kanë të njëjtin fat me Dardhën. Përsa procesit mësimor, në rrethin e Korçës nuk po zhvillohet mësim në shkollat e disa fshatrave, si dhe në rrethin e Kolonjës, në Pogradec dhe në Devoll.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për: Respektimin e normave të shpejtësisë, mspërdorimin e pijeve alkoolike, përdorimin e rripit të sigurimit, shmangien e parakalimeve të gabuara, përdorimin e kaskave mbrojtëse, përdorimin e dritave jo verbuese, përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore. Në çdo rast qytetarët mund të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin përmes numrit telefonik pa pagesë 129, si dhe numrit 126.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›