E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, goditet grupi kriminal i trafikimit të femrave, 6 të arrestuar

Policia e Fierit ka bërë të mundur goditjen e një grupi kriminal me qëllim trafikimin e femrave. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Kufiri i fundit” është bërë i mundur arrestimi i 6 personave të cilët akuzohen për trafikim femrash.
Kështu sipas policisë janë arrestuar Mikel Ferko 31 vjeç, banues ne fshatin Boçovë në Fier, Martin Osmeni 28 vjeç, banues në lagjen "1 Maj"- Fier, i dënuar më parë për arëmbajte pa leje, 41-vjeçarja me inicialetT.L banuese në Fier, Virjon Menaj 32 vjeç, banues në lagjen "1 Maj " në Vlorë, Arben Veizaj 47 vjeç,banues ne lagjen "Kushtrimi" - Vlorë si dhe A.L 17 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin rekrutonin femra për qëllim trafikimin e tyre në shtetin grek, dhe konkretisht me daten 13.01.2011, rreth orës 21.00, pasi kanë bërë dhe praktikën për kalimin e Pikës Kalimit Kufitar Kakavije, janë kapur në flagrancë në portën hyrëse për në shtetin Grek ku shtetasi Mikel Ferko po trafikonte shtetasen me inicilaet M.D 20 vjeç.

Në vijim të operacionit në të njëjtën kohë është bërë shoqërimi i personave të tjere të implikuar për këtë ngjarje si dhe kontrollet e banesave të tyre ku në banesën e shtetases me iniciale T.L u gjet një 17-vjeçare me inicialet D.K dhe në banesën e shtetasit Martin Osmeni u gjet një vajzë 20-vjeçare me inicialet E.D.

Gjithashtu gjatëk ontrollit të policisë në banesën e 41-vjeçares me inicalet G T.L u gjet dhe një armë automatike kallashnikov e cila rezultoi se ishte futur në banesë nga shtetasi me inicialet A.L e cila u sekuestrua me cilësine e provës materiale. Ndërkohë u sekustruan gjithashtu edhe 8 telefona celularë, një sasie lekësh dhe eurosh, disa karta telefoni të kompanive celulare shqiptare dhe të huaj, dy mjete motorike dhe konkretisht Rover me targe greke YXP 2401 në pronësi të shtetasit Martin Osmeni dhe një Ford sierra me targë VL 9629 B në pronësi të Arben Veizajt.

Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë së rrethit të Fierit për hetime të mëtejshme me akuzën "Trafikimit te femrave" "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve ".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›