E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali me naftën, “arrest me burg” për të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për 12 të arrestuarit për skandalin e naftës “Virgin”.

Në seancën e sotme gjyqësore gjykata ka lënë në burg Hajri Elezajn, administrator i « Euroil » sh.a, Ilias Fishekun, administrator në subjektin privat « Fisheku » sh.a, Martin dhe Bajram Fishekun, Dashamir Kasaj, doganierin Edmond Ferraj si dhe për shoferin e firmës “Fisheku” Gani Premçe, Flamur Merkaj ,Vladimir Koteci ,Reshat Aleksi dhe Kadri Hajredinin.
 

Ndërkohë 12 të arrestuarit, biznesmenë, doganierë dhe punonjës të tatimeve akuzohen për kondrabandën e naftës “Virgin”, e cila shitje në tregun e brendshëm si të ishte e eksportuar nga jashtë dhe si benzinë.
 

Hetimi për këtë kontrabandë ka nisur në fillim të muajit tetor 2010, nga emisionin «Ora e Intervistës Në RTV "Ora Nees", datë 12.10.2010, nga deklarimet e ish ministri i ekonomisë Dritan Prifti. Të 12 të arrestuarit akuzohen për "Mashtrim me pasoja të rënda", "Shpërdorimit të detyrës", "Falsifikimit të dokumenteve" dhe "Pastrimit të produkteve të veprës penale" pasi është bërë e mundur të provohet se gjatë periudhës 2007 – 2009, sasi të konsiderueshme te nënproduktit te naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si « Vergine », është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›