Fier, grabitet agjencia, në kërkim autorët
Autori i Lajmit: red.
Persona të paindentifikuar kanë grabitur një agjenci në Fier. Policia ka bërë të ditur se punonjësi i zyrës së Union Travel, që operonte në një agjenci në qytetin e Fierit me një linjë udhëtarësh Fier-Athinë ka bërë denoncimin në rajonin e policisë, pasi zyra ku ai punonte është konstatuar prej tij e vjedhur. Sipas të njëjtave burime, mësohet se një agjenci udhëtarësh në qendër të qytetit të Fierit, ka rënë pre e grabitësve. Ekspertët e policisë kanë zbuluar se hajdutët para se të hynin në këtë agjenci kanë hapur me thyerje një dyqan riparimesh pjesësh elektronike, dhe prej andej në sheshin e pushimit të katit të dytë të saj, kanë hapur qetësisht një mur që lidhej me zyrën e kësaj agjencie. Ekspertët kriminalë kanë konstatur shenja të dukshme gjurmësh të cilat, sipas tyre, mund të çojnë në gjetjen e autorëve. Kjo agjenci krahas shitjeve të biletave për linjën Shqipëri-Greqi kryente edhe funksionin e agjencisë të transferimit të parave, dhe, me sa duket, ka qenë ky pikësynimi i vërtetë i grabitësve. Ndërkohë mësohet se ata kanë arritur të grabitin kartat dixhitale që gjendeshin aty dhe karta rimbushëse për celularët.
Ky lajm është publikuar: 05/02/2009