“Menaxhonte” tetë vjaza, pranga 41-vjeçares
Autori i Lajmit: red.
Një 41-vjeçare nga kryeqyteti është “vetëpunësuar” për disa muaj, duke shërbyer si menaxhere në një hotel prostitucioni. Ajo ka drejtuar punën e tetë vajzave, të cilat kanë prostituar për disa kohë në mes të Tiranës. Hoteli, i mbajtur nën vëshgim prej disa muajsh nga policia, ndodhet pranë bllokut të ambasadave. Të punësuarat shisnin trupin kundrejt një shume prej 2 mijë lekësh. Skema e trafikut, arrestimimi i 41-vjeçares Sofie Aliaj, pronarit të hotelit, 48-vjeçarit Sulejman Shehu, dhe shoqërimit për disa orë të tetë vajzave në polici, është realziuar dje nga operacioni i koduar “Drilon”.
Skema
Tetë vajza në kryeqytet kanë punuar për disa muaj me dy mijë lekë për çdo klient. Për të shtuar të ardhurat, ato mund të shoqëroheshin me jo më pak se 15 klientë benda një dite dhe të paguheshin 30 mijë lekë brenda një ditë pune. Kjo skemë është realizuar falë menaxhimit të një 40-vjeçareje në Tiranë, e cila ka përfunduar në pranga. Burime nga policia bëjnë të ditur se Sofie Aliaj, është 40-vjeçarja nga Shkoza e Tiranës, që u arrestua dje nga policia e Tiranës, pasi u kap në flagrancë duke ushtruar prostitucion në hotelin “Drilon”, me klientin e radhës. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës bënë të ditur se Sofie Aliaj u kap në kuadër të operacionit të koduar “Drilon”, duke pohuar se hoteli ku ushtrohej prostitucioni, mbahej nën vëzhgim prej disa ditësh për të arritur kapjen “me presh në duar”. Ndërkohë, është arrestuar edhe pronari i hotelit, 48-vjeçari nga Tirana, Sulejman Shehu, i cili përballet me akuzën e “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”. Sipas policisë mësohet se 48-vjeçari akuzohet se në kohë dhe periudha të ndryshme ka mbajtur këtë hotel për ushtrimin e prostitucionit”, saktësoi policia.
Hetimet
Burime nga policia bënë të ditur se nga hetimet bëhet e ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 40-vjeçarja e cila mbante një tarifë për akt seksual, prej 2 mijë lekësh, kishte fituar shumën e 30 mijë lekëve, të cilat policia tha se i sekuestroi si provë materiale nga kjo veprimtari e paligjshme. Operacioni është realizuar nga antitrafiku në bllokun e ambasadave në Tiranë, duke i dhënë fund një baze prostitucioni. Vajzat e moshës së re ishin banore të Tiranës, Vlorës dhe Skraparit.
Ky lajm është publikuar: 05/02/2009