Fier, grabitet filiali i “Raiffeisen Bank”, policia nis hetimet
FIER- Në qytetin e Fierit, rreth orës 11:10 minuta është grabitur filiali i “Raiffeisen Bank”. Mësohet se grabitësi ka qënë i armatosur dhe i maskuar në momentin që ka hyrë në filialin e bankës. Grabitësi ka kërcënuar arkëtaren dhe pasi ajo ka bërë rezistencë, ai ka shtënë në ajer me armë.
Në momentin e grabitjes në bankë nuk kishte asnjë klient dhe kjo e ka favorizaur më shumë grabitësin. Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura, ndërsa grabitësi ka mundur të largohet me paratë e marra nga banka.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, por ende nuk e ka identifikuar grabitësin. Arkëtarja nuk ka pësuar dëmë fzike dhe pritet që kjo e fundit, pas rrëfimit në polici të zbardhë më shumë detaje nga grabitja.
Sipas policisë së Fierit, një person rreth të 30-ve ka hyrë i maskuar dhe i armatosur në bankë për të grabitur, ndërsa bëhet e ditur se, po verifikohet shuma e grabitur dhe të dhënat apo dëshmitë rreth autorit.
(m.a/BalkanWeb)