Fier, grabitet një argjendari, në kërkim autorët

Persona të paidentifikuar kanë grabitur mbrëmjen e djeshme një argjendari në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” në qytetin e Fierit ku është vjedhur argjendaria në pronësi të shtetasit me inicialet R.K.
Sipas policisë grabitësit kanë prishur murin jugor të këtij dyqani dhe kanë vjedhur më pas bizhuteri të ndryshme.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.