Fier, grinden për rezultatin e lojës, 13 vjeçari qëllon shokun me thikë

Fëmijët e shkollës shohin ngjarjen tronditëse në oborr
Një grindje mes bashkëmoshatarësh, për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi. Një sherr banal i përpara disa ditëve, i pasuar ditën e djeshme nga një tjetër grindje, ka përfunduar me plagosjen e 13- vjeçarit E. N. Ngjarja ka ndodhur në mjediset e shkollës 9- vjeçare "Andon Xoxa" në qytetin e Fierit, ku protagonistë kanë qenë pikërisht dy të mitur. A.M dhe E.N., të dy 13- vjeçarë dhe nxënës jo të së njëjtës shkollë. Burime nga vendi i ngjarjes kanë pohuar se sherri i djeshëm ka ardhur pas një grindjeje të disa ditëve më parë, ku pikërisht dy të miturit nuk binin dakord mbi rezultatin e një loje futbolli. Edhe ditën e djeshme, fëmijët janë grumbulluar në kalçeton e shkollës për të luajtur futboll, e gjithçka ka përfunduar në një sherr tepër të fortë. Pas grindjeve të shumta, A. M. ka nxjerrë nga çanta e shkollës një thikë, të cilën e kishte me vete dhe me të ka qëlluar bashkëmoshatarin e tij E. N., duke e plagosur rëndë. Menjëherë sapo fëmijët e tjerë kanë parë veprimin e shokut të tyre, të tmerruar kanë lajmëruar mësuesit. "U trembëm shumë kur pamë aq shumë gjak të derdhej në tokë. Ata po luanin kur filluan të ziheshin. Edhe nja dy ditë më përpara kishin pasur konflikte me njëri-tjetrin. Gjatë sherrit, A. M. nxori thikën dhe ne të gjithë bërtitëm me të madhe që të mos e godiste shokun. Por ai e qëlloi atë më thikë. Kur pamë se çfarë ndodhi, lajmëruam menjëherë mësueset dhe ato morën në telefon policinë", kanë treguar fëmijët, të cilët duket se sherri mes dy bashkëmoshatarëve i ka trembur shumë e se janë detyruar të braktisin mësimin për disa minuta, megjithëse situata i është rikthyer normalitetit brenda pak kohësh. Menjëherë sapo është vënë re gjithçka ndodhi, i mituri me inicialet E. M., është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Fierit ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. I shtruar në repartin e reanimacionit, i plagosur, mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. E ndërsa të afërm të tij i qëndrojnë pranë në ambientet e spitalit, ata shprehen se nuk dinë asgjë për shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. "Nuk e dimë se si ndodhi dhe nuk flasim dot pa marrë një shpjegim nga djali ynë dhe nga djali që e qëlloi. Nuk flasim dot tani, është herët". Vetëm kaq kanë mundur të thonë familjarë dhe të afërm të gjendur në ambientet e spiltalit. Ndërkaq, pas shoqërimit për në ambientet e policisë së Fierit, i mituri me inicialet A. M. është marrë në pyetje nga psikologët. Burime brenda policisë së Fierit bëjnë me dije se pritet shoqërimi për në komisariat i dy prindërve të 13- vjeçarit, ndërkohë që nga këta të fundit nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë, nga drejtoria e shkollës bëhet e ditur se 13- vjeçari, autor i ngjarjes, nuk ishte nxënës i shkollës dhe se drejtoria do të kërkojë praninë e policisë në ambientet e shkollës pas kësaj ngjarjeje. Por kjo, pra prania në një ambient shkollor, i një fëmije që nuk është i kësaj shkolle, duket se e rëndon situatën dhe për më tepër kur në kalçeton e shkollës 13- vjeçari ka hyrë i armatosur. Ndërkohë, për këtë ngjarje drejtori i Drejtorisë Arsimore Fier ka thirrur krerët drejtues të këtij institucioni shkollor ndërsa pritet që të merren masa për këtë ngjarje të rëndë që për hir të së vërtetës ka tmerruar prindërit e tjerë në qytet. Ky rast vjen fill pas "luftës" së zhvilluar përpara pak kohëve mes nxënëseve të dy shkollave në qytet.
Last Updated on Tuesday, 10 March 2009 13:21