E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, nis ndërtimi i ujësjellësit për komunën me 11 fshatra

Në komunën e Alikos, administritativisht në varësi të nënprefekturës së Sarandës, ka nisur vënia në eficesë e projektit të furnizimit të 11 fshatrave të saj me ujë të pijshëm. Kryetari i komunës, Ilia Thanasi bëri të ditur se firma që ka fituar tenderin, ka sjellë pajisjet dhe ka filluar punimet për veprën furnizim me ujë të fshatrave të komunës së Alikos. Investimi ka të bëjë me 800 mijë euro dhe përfshijnë investimin e marrjes dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm nga fshati Çaush në 11 fshtrat në përbërje të komunës. Brenda fazës së parë përfshihen edhe ndërtimi i dy depove të shpërndarjes në fshatin Çukë dhe në fshatin Jermë. Investimi nga Banka Botërore, për ndërtimin e rrjetit për furnizimit me ujë të fshatrave të komunës Aliko, është një vepër ku do të investohen 3 milion euro. Projekti do të zbatohet në tre faza. Faza e parë do të ketë 800 mijë euro që do të përdoren për ketë qëllim. Në këtë fazë punimet do të përqendrohen në shpimin e puseve për të siguruar ujin e pijshëm në Fshatin Çaush dhe në ndërtimin e dy depove rezervuar për furnizimin  me ujë në Çukë dhe fshatin Jermë. Sipas specialistëve, faza e parë e punimeve do të përfundojnë në vjeshtë dhe në vitin 2010 do fillojë faza e dytë e ndërtimit të veprës. Njëmbëdhjetë, do të jenë fshatrat e planifikuara që do të furnizohen nga burimi ri përmes pusit artezian që do çelet në fshtin Çaush të kësaj komune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›