E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, groposet 1500 tone arsenik

Fier- Perfundon procesi i groposjes se 1500 toneve arsenik ne Azotikun e Fierit pas Landfillit te ndertuar nga nje kompani finlandeze. I pranishem ne edhe Ministri i Ambjentit, Lufter Xhuveli. Ndersa mbeten ende rrezik per banoret e zones edhe 100 tone helme te tjera, per te cilat ministri tha se jane magazinuar. Ministri Xhuveli ka kryer viziten gjate mesdites se djeshme me qellim marrjen e informacionit dhe ndjekjen nga afer te procesit. Drejtuesi i punimeve, Kujtim Sinani, ka pohuar se, "jemi ne fazen perfundimtare dhe kemi arritur qe te depozitojme 1500 tone arsenik te kontaminuar ne nje siperfaqe grope prej 20 mije metra kub". Pas mbulimit me dhe kjo siperfaqe do te mbillet me bar dhe peme dekorative. Viti i ardhshem sipas specialisteve do e gjeje kete landfill prej 5500 metra katrore te gjelberuar. Vete ministri Xhuveli tha se "banoret e Fierit tashme nuk duhet te kene frike, pasi eshte punuar me kujdes dhe nuk do kete rrjedhje te helmeve ne nentoke". Per kete projekt firma finlandeze ka pasur ne dispozicion nje fond prej 1,6 milione euro. Tashme pritet te zhvillohet nje tjeter proces per groposjen e helmeve te magazinuara ne ambientet e Azotikut te Fierit.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›