E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbyset autoboti me gaz

Vlore- Permbyset nje autobot i madh i mbushur me gaz te lengshem, duke vene ne panik banoret e zones se Bestroves ne Vlore. Ngjarja ka ndodhur oret e para te mengjesit te djeshem ne rrugen qe te con drejt ketij fshati. Banoret jane alarmuar, pasi kane ndjere eren e rende te gazit, ndersa policia vendore tha se nje automjet tip autoboti edhe me rimorkio ka dale nga rruga duke u permbysur. Gjithcka ka ndodhur kur automjeti ngjitej ne kthesat e fshatit Bestrove. Por ka dale nga rruga duke u demtuar dhe clirimi i gazit ka krijuar rrezik per banoret. Per fat te mire nuk ka pasur asnje te lenduar dhe menjehere zjarrfikesit dhe forcat policore lokalizuan vendin e ngjarjes dhe kthyen situaten ne normalitet. Ne vend ka mberritur policia, forca te zjarrfikeses dhe specialiste, qe jane duke punuar per largimin e autobotit.

O.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›