E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi: Te mendojme me shume per librin

Ishte nje prej atyre ceremonive te cilat jane jo vetem feste, por ku shperfaqen edhe shqetesimet per industrine e librit shqip. Jane probleme nga te cilat me se shumti e pesojne lexuesit, pasi jane cmimet ato qe rriten, qe cojne ne pamundesi te tyre per te pasur sa me shume libra ne bibliotekat e tyre.

Kryetari i Shoqates se Botuesve, qe eshte edhe organizatorja e vetme e ketij panairi, Fatmir Toci u shpreh: "Sot performanca e pjesemarresve flet vet, dhe ajo qe dua une te bej eshte t'i falenderoj te gjithe, lexues dhe botues te cilet jane jo vetem nga Tirana, por nga te gjitha trevat shqipfolese".

Nje tjeter botues, Petrit Ymeri nuk mundi te mos permendte problemet qe e shqetesojne librin. "Ka nje shifer qe flet per perkeqesim. Ky eshte numri i titujve te rinj, qe ka motivet e veta per te pasur veshtiresi". Kjo lidhet me shume probleme qe ka libri dhe se fundi edhe me nje takse qe i rendon librit prej janarit te ketij viti".

Shqetesim ky qe nuk u anashkalua aspak nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi. Ishte nje mesazh i qarte qe kreu i shtetit e dha perpara njerezve te libri, perpara krijuesve, botuesve dhe lexuesve shqiptar.

"Si President po prek ate qe u permend me te drejte si nje shqetesim, ceshtjen e taksimit te librit. Kam qene pjese e ketij diskutimi dhe shqetesimi te tyre. Ajo qe mund te them eshte ata qe vendosin per librin duhet te dine qe eshte teper e rendesishme te jene ne kontakt me te, ndaj edhe duhet te vijne ne kete panair, per ta prekur nga afer librin. Pasi vetem atehere e kupton sa e veshtire eshte te veprosh ne fushen e librit".

Kreu i shtetit nuk u ndal me kaq. Duke qene ne nje panair, zgjodhi te ngreje edhe nje tjeter shqetesim. "Dikur bibliotekat e lagjeve ishin, sot mundesite per te pasur libra jane me te medha, por ato nuk jane me. Ndaj edhe duhet te mendojme bashke, pushteti qendror me ate lokal, ne menyre qe ti kemi ne vemendje te gjitha"-theksoi Presidenti Topi.

Per ta perfunduar me pergezimin e tij per kete perpjekje te organizatoreve per te mbajtur gjalle panairin edhe kur nuk kane pasur mjaftueshem mbeshtetje nga strukturat shteterore.

Ky ishte reagimi i kreut te shtetit, pas ngritjes se shqetesimit, edhe ne ceremonine e celjes se panairit nga botuesi i "Dituria", Petrit Ymeri. I cili zgjodhi te kujtoje thenien e Umberto Ecco-s: "Mos e taksoni librin".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›