E Shtunë, 31 Tetor 2026

"INA, mundesia e informimit shqip ne Maqedoni"

Qytetaret shqiptare ne Maqedoni, qe nga viti i kaluar, kane nje mundesi me shume per t'u informuar ne kohe reale dhe me seriozitet. Agjencia e lajmeve INA ua mundeson kete sherbim, permes informacioneve te perditshme per aktualitetin ne vend dhe pjesen tjeter te botes. Naser Pajaziti, drejtor i agjencise INA ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", flet dhe per vijen editoriale qe ndiqet nga kjo media dhe perpjekjet per zgjerimin e saj, si dhe bashkepunimin qe ka ne Shqiperi.

I nderuar z.Pajaziti, qe nga viti 2007 keni themeluar agjencine e pare informative ne gjuhen shqipe per Maqedonine. Se pari duam t'ju pyesim mbi angazhimet tuaja te meparshme mediatike?

Une me shume kenaqesi, them se fillesat e gazetarise i kam ne Tirane, ku kam studiuar per kete profesion. Fatmiresisht kjo eshte pjese e suksesit tim, sepse i takoj shkolles se re te gazetarise shqiptare. Angazhimet e mija te para kane qene ne shtypin shqiptar ne Tirane, duke punuar si gazetar i lire dhe me disa shkrime neper disa redaksi te gazetave dhe radiove. Por, pjesen me te madhe te punes e kalova gjate periudhes se studimeve ne vitet 96-98 punova ne redaksine e gazetes Rilindja ne Tirane dhe njekohesisht kam punuar si korrespodent nga Tirana i gazetes Fakti ne Shkup. Pas mbarimit te studimeve jam kthyer ne Maqedoni ku kam nisur te punoje ne Radiotelevizionin Shteteror si gazetare dhe me pas redaktor. Ne nje periudhe kam bashkepunuar edhe me disa media te tjera elektronike, per te arritur me ne fund qe nga viti 2003 te jem edhe korrespodent i Zerit te Amerikes nga Shkupi deri ne fillim te ketij viti.

Vijme tek INA. Si lindi ideja per kete agjenci?

Nje kohe te gjate kisha vleresuar se mungonte nje media e tille ne Maqedoni dhe sidomos per shqiptaret. Ideja per themelimin e agjencise se lajmeve ka lindur para disa viteve dhe ne shume kontakte me biznese, nuk kemi arritur te imponojme bindjen se duhet te investohet ne kete drejtim. Duke pare mungesen e sensit per te realizuar nje projekt te tille qe duhej te jete ne Maqedoni, me investimet tona private beme hapat e pare dhe vendimtar. Njohja e profesionit, perkushtimi yne profesional dhe duke pare nevojat qe kerkon gazetaria edhe ne kete sfere, brenda nje periudhe te shkurter me kapacitete dhe nje staf solid arritem te afirmohemi. Ne kuader te intensifikimit te puneve tona kemi pasur perkrahjen e nje grupi te kolegeve, te cilet ne te njejten linje kane per qellim avancimin e hapesires mediale ne Maqedoni. Projekti me pas u mbeshtet edhe nga nje grup gazetaresh profesionist, me qellim avancimin e informimit dhe shpejtesine e transmetimit te lajmeve nepermjet internetit, sidomos per zhvillimet ne Maqedoni, Kosove, Shqiperi dhe diaspore.

Konstatohet se ka nje audience te larte te agjencise. Ajo eshte dhe pike referimi per disa media jo vetem ne Maqedoni por dhe ne rajon dhe me gjere. Cilat jane sipas jush nismat qe kane sjelle keto arritje?

INA per nje periudhe te shkurter arriti te jete konkurruese ne tregun medial jo vetem ne Maqedoni, por edhe ne rajon. Kjo eshte deshmuar, sepse INA tashme si burim informimi dhe pike referimi shfrytezohet nga shume media dhe institucione ne rajon dhe me gjere.

Ajo qe flas eshte faktuar sepse ne sferen e informimit elektronik sot gjithcka mund te verifikohet. E vecanta e agjencise INA eshte se ajo tashme eshte burim informacioni per tere hapesiren mediale sidomos ne Shqiperi, Kosove dhe diasporen shqiptare, sepse nje media e tille i ka munguar shqiptareve ne Maqedoni, por i ka munguar edhe maqedonasve, te cilet jane shume pak te njohur apo i mungon informacioni, analiza, debati per zhvillimet ne hapesirat e tjera shqiptare.

Mund te na jepni hollesi per menyren si funksionon agjencia, stafi i saj, partneret, rrjetin e korrespondenteve dhe bashkepunimet qe keni me homologet tuaj?

Po sic e dini ne jemi ne Shkup dhe kryesisht jemi te fokusuar me lajme nga vendi, rajoni, diaspora. Kemi nje ekip te vogel redaktues dhe te gazetareve. Por ajo qe ne praktikojme eshte angazhimi i gazetareve nga mediat e tjera, te cilet per INA kane kontrata part-time apo honorare per cdo lajm. Ne kemi nje rrjet korrespodentesh ne rajon, qe jane kryesisht gazetare te lire - freelance ne Tirane, Prishtine, Presheve si dhe zyren koordinuese per Evrope ne Cyrih te Zvicres, por edhe zyren e korrespodences ne Nju Jork. Korrespondentet jane ata qe kontribuojne ne mase te madhe me informacione dhe lajme duke mbuluar ngjarjet nga vendi dhe jashte. Per momentin kemi nje perfaqesi dhe korrespodence ne Zvicer, e cila mbulon vendet perendimore si dhe korrespodentin tone ne SHBA. INA shfrytezon ne mase te madhe informacione te nje rrjeti te gjere te bashkepunetoreve vullnetare, te cilet megjithate sjellin informacione per ngjarje te ndryshme.

Ne kete kuader cilat jane planet e INA-s per te ardhmen e afert?

Agjencia INA per nje periudhe te shkurter ka zgjuar interesin e shume mediave, sidomos mjeteve elektronike brenda dhe jashte vendit. Ideja dhe planifikimi yne eshte qe te shtojme edhe sherbimin e lajmeve ne gjuhen angleze duke pretenduar qe te jemi ne agjenci me karakter rajonal dhe jo vetem brenda vendit. Paraprakisht kemi arritur qe te jemi te pranishem dhe te cituar nga mediat e rajonit, Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Greqi, Serbi, Bullgari dhe boletini yne i lajmeve shfrytezohet edhe nga disa institucione mediale dhe hulumtuese italiane, te cilet i perkthejne lajmet tona. Kemi vale ofertash nga kolege nga vende te ndryshme sepse kane vleresuar punen tone dhe jane te gatshem ne cdo rast per te bashkepunuar. Ne Shqiperi bashkepunojme me gati te gjitha mediat, sepse sic e thash edhe me larte INA tashme eshte harta ku pasqyrohet Maqedonia brenda 24 oreve dhe kjo ka krijuar besueshmerine qe ne jemi te paret dhe si pike referimi per shume media ne rajon. Se shpejti pritet te nenshkruaje kontrate partneriteti me agjencine e njohur bullgare "Focus". Ne planin afatgjate fale miqesise dhe kolegjialitetit te krijuar me shume media, kemi premtime ne rast te zhvillimit tone dhe realizimit te projekteve te reja. Por per kete do te deshmoje koha dhe ecuria e implementimit te synimeve qe permban projekti INA.

Ne Maqedoni gjendet edhe MIA, nje agjenci shteterore lajmesh edhe ne gjuhen shqipe, si jane raportet mes jush dhe cili eshte ndryshimi mes dy agjencive, nisur nga fakti se njera eshte shteterore, e detyruar te ndjeke linjen e qeverise dhe tjetra private?

Po agjencia INA dallon shume nga MIA, e cila eshte shteterore dhe ka sherbimin e lajmeve edhe ne gjuhen shqipe. Ne dallojme ne menyren e berjes se lajmit, qasjen per te informuar, meqe agjencia shteterore duke qene si e tille me shume mbulon ngjarje protokollare. Perkunder kapaciteteve njerezore qe ka MIA dhe mbeshtetjes financiare nga buxheti i shtetit, ne si agjenci jemi me te vizituar dhe me te ndjekur dhe kjo deshmohet nga te gjitha sondazhet e bera nga rrjete te ndryshme te internetit.

Ju keni edhe nje perfaqesi ne Zyrih, cili eshte roli i saj?

Ne Zvicer kemi nje zyre perfaqesie dhe korrespodence qe drejtohet nga gazetari dhe publicisti Dashnim Hebibi, i cili gjithashtu eshte nje gazetar qe i takon gjenerates se re te gazetareve shqiptare te dalur nga shkolla e gazetarise e Universitetit te Tiranes.

Ne per here te pare si agjenci shqiptare kemi aplikuar rubriken e vecante te diaspores qe koordinohet drejtperdrejt ne Zvicer dhe se shpejti do te kete risi ne kuader te kesaj rubrike. Gjithashtu, agjencia INA do te jete pjese e projektit dhe paketes mediale Albanian Media Center ne Evrope me qender ne Zvicer, qe do te menaxhohet nga gazetaret Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi. Ky do te jete nje investim ne fushen e medias dhe se shpejti do te shpalosen projektet me te reja qe do te realizohen ne kuader te Albanian Media Center.

Nderkohe ne SHBA, konstatohet se INA eshte nje burim i besueshem dhe i citueshem informacioni. Per te mbetur ketu, mund te na flisni pak per mbulimin qe po i behet zgjedhjeve presidenciale nga INA. Nese jam i sakte, ju jeni ftuar si agjenci dhe media e vetme shqiptare ne debatet presidenciale ne SHBA, ne debatin e pare ne shtator 2008 mes Obama dhe McCain?

Po, agjencia e lajmeve INA ka qene nje nga mediat e vetme shqiptare dhe ato nga rajoni qe ka ndjekur drejtperdrejt kete eveniment te rendesishem ne SHBA, te mundesuar nga Foreing Press Center e Departamentit Amerikan te Shtetit dhe ambasada amerikane ne Maqedoni. Sigurisht qe gjate fushates dhe zgjedhjeve ne SHBA, kemi qene nje nga agjencite e vetme shqiptare qe me gazetare te derguar nga rajoni kemi ndjekur dhe mbuluar nje pjese te konsiderueshme te fushates zgjedhore. Kulminacioni u arrit edhe ne diten e zgjedhjeve, te cilat u ndoqen nga gazetaret Llukman Halili, Dashnim Hebibi si dhe korrespodenti yne i perhershem Beqir Sina. INA ndiqet shume ne mesin e komunitetit shqiptaro-amerikan ne SHBA, por nga ana tjeter, jemi nder mediat gati te pakta qe i shtojme kujdes te vecante ketij komuniteti shume te fuqishem dhe te rendesishem shqiptare ne diaspore. Kjo qe them bazohet ne fjalet dhe komentet e shume protagonisteve te komunitetit shqiptaro-amerikan, sepse ne per cdo dite jemi me ta dhe informojme per aktivitetet e tyre, fale gazetarit dhe korrespondentit tone Beqir Sina dhe rrjetit te bashkepunetoreve qe kemi atje.

Kalojme ne disa pyetje qe lidhen me vijen editoriale te INA-s. Lexuesit mund te shtrojne pyetjen, cilen nga forcat politike shqiptare, BDI, PDSH apo Demokracia e Re, ju mbeshtesni ne agjencine tuaj ?

Agjencia e lajmeve INA kryesisht eshte nje investim i pavarur dhe nuk behet fjale per ndonje mbeshtetje politike nga ndonje faktor politik. Ne vazhdimisht po ballafaqohemi me sfida te ndryshme, por po i perballojme ato me punen dhe rezultatet qe po tregojme vazhdimisht. Permes agjencise po mundohemi per te krijuar nje mentalitet te ri ne Maqedoni, qe gazetari megjithate te kete nje respekt te vecante perballe politikes injorante qe po dominon me shumice te ne. Ne po mundohemi qe te imponojme raporte qe gazetari te mos akceptohet si nje informator klasik i futur ne rrethin vicioz te shablloneve apo strukturave te njemendesise. Percaktimi yne eshte qe gjate shkrimit dhe raportimit te respektohen parimet themelore per informim te shpejt, te sakte dhe te paanshem. Ne tere punen tone, ajo qe na ben pershtypje dhe qe tregon shenja mediokriteti sidomos nga qarqe politike, ku ne forma te ndryshme behet zhurme banale me etiketime te pareshtura. Por thashe deri tani kemi sfiduar gjithcka dhe besojme se do te ngelemi me plote vetedije pas ketij percaktimi, sepse gjithcka qe eshte kunder ketij parimi sjelle zhgenjim dhe neperkembje profesionale.

Ceshtja e emrit final te Maqedonise qe nga shume shtete njihet me kete emer dhe nga te tjere si FYROM, eshte teper e ndjeshme per maqedonasit, perfshire popullsine shqiptare. Cili eshte mendimi juaj per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje?

Zgjidhja e kesaj ceshtje vleresoj se pritet qe serish te kete prolongime te reja, pas inaugurimit te administrates se re amerikane ne Uashington dhe pas zgjedhjeve te ardhshme ne mars te vitit 2009 ne Maqedoni. Zgjidhja e ceshtjes se emrit do te jete nje sfide e re per Maqedonine, sidomos pas zgjedhjes per president te kandidatit demokrat Barak Obama, i cili njihet si nje mbeshtetes i pales greke mbi kete ceshtje. Ai gjate kohes si senator propozoi ne Senatin Amerikan nje rezolute ne mbeshtetje te Athines. Edhe perkunder deklarimit siperfaqesor te diplomateve amerikan se nuk do te ndryshoje politika amerikane sidomos ndaj Shkupit per ceshtjen e emrit, une kam nje doze dyshimi se megjithate do te kete zhvillime dhe qasje te reja sa i perket zgjidhjes se ketij problemi, me presione diplomatike qe Shkupi te ndryshoje emrin. Pra sic eshte nenvizuar nga shume faktore relevante boterore, kompromisi dypalesh mund te arrije nje zgjidhje qe me ne fund te mbyllet ky kontest disavjecar midis Shkupit dhe Athines.

Dhe se fundi, a mund te na flisni edhe per lidhjet tuaja me Shqiperine?

Pra duke e konsideruar veten si nje banor te Tiranes per nje periudhe te shkurter ne kohen derisa isha student i gazetarise, vazhdoje te jem shume i lidhur me kete vend.

Keto lidhje sigurisht qe i mbaj me miqte, koleget dhe mediat, ku vartesia ndaj tyre eshte 24 oreshe, edhe perkunder mospranise fizike. Po ashtu vlen te theksoj se shpeshhere vizitoje Tiranen dhe vendet tjera te Shqiperise. Planifikoj qe se shpejti te jem ne Tirane, per te promovuar librin tim te ri publicistik "Sfidat politike".

Ju falenderojme per intervisten dhe rishihemi ne promovimin e librit tuaj me te ri.

Bisedoi: Edison Kurani


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›