E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet lezhjani i denuar ne Itali per shfrytezim prostitucioni

Lezhe- Nje 37 vjecar nga Lezha i kerkuar nga drejtesia italiane per shfrytezimin e nje vajze si prostitute ne zonen e Romes, eshte arrestuar dje ne qytetin bregdetar. Burime zyrtare te policise thane se Marjan Lazri, i denuar me 6 vite burg per "favorizim dhe shfrytezim prostitucioni", u lokalizua ne banesen e tij nga agjentet, ndersa ndaj tij kishte pasur nje urdher nderkombetar per arrestim. Operacioni perfundoi rreth ores 15:00 te dites se djeshme dhe urdhri i ndalimit mesohet se eshte leshuar nga Prokuroria e Lezhes, te ciles i ishin percjelle dokumentacionet nga pala italiane. Mesohet se 37 vjecar nga Zejmeni kishte braktisur Italiane dy vite me pare, menjehere pasi u shpall ne kerkim per shfrytezimin e nje vajze nga Lezha, qe e kishte denoncuar pas kater vitesh mbajtje nen terror. Gjate operacionit i denuari nuk ka bere asnje rezistence dhe eshte njohur me vendimin e dhene nga Gjykata e Romes, gjashte vite burg ne mungese. Leter-porosia kishte mberritur disa jave me pare dhe gjykata shqiptare njohu vendimin e homologes duke lejuar ndalimin e Lazrit. Pritet qe policia e Romes te kerkoje ekstradimin nepermjet Interpolit, ne te kundert i ndaluari do ta vuaje denimin ne burgjet shqiptare.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›