E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, helmimi i 100 dasmorëveedhe prej birrës së skaduar

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } FIER - Në ambjentet e restorantit ku u zhvillua dasma e së dielës në Cakran të Fierit, ku mbetën të helmuar mbi 100 persona, është gjetur një sasi pijesh alkoolike, e llojit birrë, e skaduar.
 
Ky fakt është pohuar nga drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik në Fier, Nevila Bami, e cila sqaroi se do merren masa ndëshkuese lidhur me këtë rast.
 
Bami u shpreh se menjëherë pas ngjarjes u morën masa dhe një grup hetimor nisi hetimin lidhur me këtë rast, ndërsa refuzon të tregojë emrin e markës së birrës.
 
Sipas Bamit, sasia e birrës së përdorur në dasmë është siguruar nga pronari i lokalit, por jo nga organizatori i dasmës, ndërsa shtoi se një grup kontrolli është nisur drejt pikës, ku është bërë furnizmimi me pijen alkoolike.

Bami u shpreh se ende nuk kanë dalë rezulatet përfiundimtarë të analizave, ndërsa mohoi faktin që helmimi të ketë ardhur nga ushqimi.

Si pasojë e helmimit në dasmë pranë spitalit të Fierit kërkuan ndihmë mbi 90 persona, ku mes tyre 17 ishin fëmijë. Helmimi i këtyre të fundit mbetet ende i pashpjegueshëm, ndërkohë që ata nuyk mund të kenë konsumuar birrë.

Policia e Fierit ka nisur hetimin lidhur me këtë ngjarje, ndërsa materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë së Fierit.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›