E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, romët e dëbuar, shiu rrjedhnë çadra, vuajtjet e një nate

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit /FOTO VIDEO/ Romët rrëfejnë për "A1Report!" Greqi,hetim 502 fëmijëve shqiptarë romë Avokati i Popullit: 88 fëmijë romë në shi, zgjidhje urgjente TIRANË - Nata e kaluar ka qënë e gjatë dhe e lagësht për dhjetra familje të komunitetit rom pranë “pallatit me shigjeta” në Tiranë. Rrebeshi i shiut të natës së kaluar i ka shkatërruar atyre tërësisht barakat apo çadrat që mezi mbaheshin në këmbë. 

Avokati i Popullit ka sinjalizuar dje gjendjen e tyre të vështirë, fillimisht me publikimin e menjëhershëm të fotove të komunitetit rom, ku pasqyrohej qartë gjëndja e tyre dhe kushtet e mjerueshme, ç’ka përbëjnë kërcënim edhe për shëndetin e fëmijëve tyre.

Disa here, Avokati i Popullit iu ka bërë thirrje insttitucioneve shtetërore të reagojnë, por veç një deklarate të thatë të Ministrisë së Drejtësisë për strehimin në disa banesa, të cilat nuk u vunë kurrë në punë, nuk ka patur asnjë veprim konkret për këtë kategori të shoqërisë shqiptare.

I pyetëm vetë gratë rome sesi e kaluan natën e mbrëmshme e ato u shprehën për "A1Report!": “Shumë- shumë vështirë. Gjithë natën ka rënë shi, është futur uji brenda. Rrobat i kemi të lagura. Të gjithë fëmijët i kemi me ilaçe. Kemi shumë gjëra të vështira këtu, kemi frikë për fëmijët në xhade se mos na i shkel makina.
 
Një tjetër grua na tregoi: “E kemi shumë të vështirë; gjithë natën shiu na pikonte, na ka lagur me gjithë rroba e s’kemi ku të shkojmë.”

Më dhimbshëm na e përshkroi situatën një banore e tretë e komunitetit: “Shi ka rënë gjithë natën, kemi femijë dhe flemë 4 a 5 vetë në një llamarinë. Me halle po e përballojmë jeten, me ujë të ftohtë po lahemi, as banjë nuk kemi” e duke treguar një djalë me gisht na tha: "Ndërsa ky është me ftohje të rëndë...”

 

(Pamjet e marra sot tek komuniteti rom, i mbetur pa strehë, që priste rrezet e diellit buzë Lanës për t'u tharë )

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›